Politike

Berisha krahason veten dhe me Presidentin e Brazilit: Çfarë s'i bë bënë Lula-s, e futën në burg dhe u rikthye!

Berisha tha se Luiz Inácio Lula da Silva (Lula) u rikthye në pushtet edhe pasi e burgosën.

17 Nëntor 2022, 21:59 Nga F.M
Berisha krahason veten dhe me Presidentin e Brazilit: Çfarë s'i
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati ka krahasuar veten edhe me Presidentin e Brazilit që u rikthye në pushtet së fundmi. I ftuar në TPZ, Berisha tha se Luiz Inácio Lula da Silva (Lula) u rikthye në pushtet edhe pasi e burgosën.

Biseda në studio:

Nëse dikush mendon se do t’i diktojë këtij vendi me 1000 halle që ka se kush duhet të hyjë apo jo në parlament, kjo ndodh vetëm në ish-sistemet koloniale dhe kurrë midis vendeve të lira. Pse ndodhi? Mafie, mafie dhe vetëm mafie e Xhorxh Sorosit dhe unë e di mirë se çfarë flas, por unë mbroj interesat, sovranitetin dhe dinjitetin e vendit tim.

Sejamini: Doktor shqiptarët kanë nevojë që të dëgjojnë edhe një “këngë” tjetër, më optimiste.

Berisha: Jam plotësisht dakord, por situata është kjo. Steve Jobs e bënë copash, por u rikthye. Çfarë nuk i bënë atij. Nuk them se jam ai, por historia e rikthimit është kjo. I ndodhi edhe Injaco Lulës, që e futën në burg, por pas dy mandatesh 6-7 vjeçare sot është president i Brazilit. Pra rikthimet janë të rralla, por janë të suksesshme.

sali berisha

Sondazh

Poll