Politike

Primaret/ Nesër mblidhet Kryesia e PD-së për shqyrtimin dhe miratimin e kandidaturave në degët e mbetura

Mbledhja pritet të mblidhet rreth orës 14:00.

17 Nëntor 2022, 21:31 Nga e.k
Primaret/ Nesër mblidhet Kryesia e PD-së për shqyrtimin dhe
Sali Berisha në selinë e PD

TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e nesërme për të shqyrtuar dhe miratuar kandidaturat në procesin e primareve për garën në bashkitë e mbetura. Mbledhja pritet të mblidhet rreth orës 14:00.

Në mbledhje e datës 15 nëntor Kryesia e Partisë Demokratike miratoi emrat e 200 kandidatëve në 26 degët e saj. Mes emrave ishte dhe deputeti i PD Luçiano Boçi, i cili do të kandidojë në Elbasan, mjeku Ilir Alimehmeti, deputeti Belind Këlliçi dhe aktori Julian Deda në Tiranë. 

Procesi i primareve do të mbyllet më datë 4 dhjetor. Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë firmosur një marrëveshje parazgjedhore për të hyrë me kandidatëtë përbashkët në zgjedhje. Sipas marrëveshjes së firmosur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta kandidatë për kryebashkiakë do të jenë të PD ndërsa PL do të marrë vetëm emrat e anëtarëve të këshillave bashkiakë. Nga 200 kandidatët që kanë dorëzuar aplikimin e tyre bie në sy emri i deputetit Luçiano Boçi i propozuar nga baza për bashkinë e Elbasanit. Ndërkohë garë e fortë mes kandidatëve pritet të jetë edhe Tiranë.

primaret ne pd partia demokratike

Sondazh

Poll