Politike

Dule dhe Xhaçka 'përplasen' në Kuvend, deputeti: Rezikojmë të bëjmë hapa pas, ministrja: S’ka pasur asnjë vendim për pezullim vizash

Në fjalën e tij Dule tha se vendi rrezikon të bëjë hapa pas në procesin e integrimit të vendit në BE nëse sipas tij nuk plotësohen kushtet e vendosura nga Unioni. Në përgjigje të saj ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha se nuk ka asnjë vendim për pezullimin e liberalizimit të vizave.

17 Nëntor 2022, 14:51 Nga e.k
Dule dhe Xhaçka 'përplasen' në Kuvend, deputeti:
Vangjel Dule

TIRANË- Integrimi europian i  vendit ka përplasur ditën e sotme në Kuvend kreun e Partisë së Bashkimit të të Drejtave të Njeriut Vangjel Dule me ministren e Jashtme Olta Xhaçka. Në fjalën e tij Dule tha se vendi rrezikon të bëjë hapa pas në procesin e integrimit të vendit në BE nëse sipas tij nuk plotësohen kushtet e vendosura nga Unioni. Në përgjigje të saj ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha se nuk ka asnjë vendim për pezullimin e liberalizimit të vizave.

Pjesë nga replikat:

Vangjel DuleIntegrimi, kryefjala e të gjithë debateve që mund të zhvillohen në Parlament, që prek fatet e vendit për kohët në vijimësi. Lidhet me fatet në mënyrë të pazgjithshme të vendit e qytetarëve. Përgjegjësia as nuk mund e as nuk duhet të kufizohet në mandatet qeverisëse. Kemi një përvojë të hidhur 8 vjet radhaz ishin kandidat pa arritur të çelim negociatat. Përgjegjësia ka emër individual dhe forca politike. Procesi i negocimit nuk është më i pakthyeshëm, që do të thotë nëse nuk jemi në nivelin e kërkesave do të detyrohemi të bëhemi prapa kthehu. A kemi ne kapacitetet e nevojshme negociuese? Kemi një parti kapanon, një qeveri në formën e një Sekretariati teknik, drejtësi që ende nuk arrin të gjejë ritmin e dhënies së drejtësisë, media të kapur dhe që në çdo tentativë për të fituar lirinë gjendet nën agresionin e lirisë shtet.

Olta XhaçkaNuk ka pasur asnjë vendim për pezullim vizash. Nuk ka pasur asnjë iniciativë që lidhet me pozionin imagjinar të rikthimit të vizave e as më Shqipërinë e të metat e saj imagjinare që do të sillnin një përshkallëzim të tillë të situatës.

Vangjel Dule: Mos e bëni drejtimin e seancën imam bajalldi. Jam në mënyrë të përsëritur duke ju lutur, përgjigjuni gjërave për të cilat pyeteni, jo atyre imagjinare. Metodë klasike e dalë bojë për t’iu shmangur përgjegjësisë.

seance plenare 17 nentor 2022 vangjel dule olta xhacka

Sondazh

Poll