Politike

Raporti i KE për integrimin, Xhafaj me kritika: Kuvendi nuk është noter i legjislativit dhe vend ku bëhen qoka

Xhafaj tha se Kuvendi nuk është noter i legjislativit dhe vend ku bëhen qoka, por është hapësira  e vetme kushtetuese për mbështetjen e monitorimin e strukturave të reja të drejtësisë.

17 Nëntor 2022, 14:04 Nga A.B
Raporti i KE për integrimin, Xhafaj me kritika: Kuvendi nuk është
Fatmir Xhafaj

TIRANË- Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj shprehu rezerva për situatën në Kuvend. Në foltore, teksa po diskutonte çështjen e integrimit, Xhafaj tha se Kuvendi nuk është noter i legjislativit dhe vend ku bëhen qoka, por është hapësira  e vetme kushtetuese për mbështetjen e monitorimin e strukturave të reja të drejtësisë.

'Duhet të jemi modet, ti lexojmë mirë adresimet e rekomandimet e BE. Roli i Kuvendit thelbësor sa i përket integrimit dhe drejtësisë. Kuvendi nuk është noter i legjislativit dhe vend ku bëhen qoka, është hapësira  e vetme kushtetuese për mbështetjen e monitorimin e strukturave të reja të drejtësisë. Përgjegjësia kryesore, i mbetet institucioneve të drejtësisë”- tha Fatmir Xhafaj.

fatmir xhafaj seance plenare 17 nentor 2022

Sondazh

Poll