Politike

Potenciali i Shqipërisë për energji të rinovueshme, Rama: Po punojmë me 2 projekte të reja

Rama shprehet se po punohet me 2 projekte të reja, shpreson se do të vijojë bashkëbisedimi me partnerët norvegjezë për masterplan dhe udhërrëfyes investimesh.

17 Nëntor 2022, 13:55 Nga k.m.
Potenciali i Shqipërisë për energji të rinovueshme, Rama: Po
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë për të bashkëpunuar në mënyrë rajonale për tregun energjetik. I pyetur se cili është potenciali që ofron Shqipëria për energjinë e rinovueshme, Rama shprehet se po punohet me 2 projekte të reja, shpreson se do të vijojë bashkëbisedimi me partnerët norvegjezë për masterplan dhe udhërrëfyes investimesh.

“Do të doja të theksoja rëndësinë e rajobnalizimit të tregut energjetik. Është e udhës që ne të bashkëpunojmë që këto tregje të jenë të strukturuara drejt një harte që ne shpresojmë të kemi mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë nga Norvegjia si model suksesi se si së bashku me vendet e tjera nordike kanë organizuar tregun e energjisë rajonale. Ka 2 projekte të reja me të cilat po punohet në vendin tonë, njëra impianti lundrues i energjisë diellore në Devoll dhe tjetra një sistem për të prodhuar energji përmes ujit. Kriza energjetike na ka bërë të shkojmë përtej Kufijve. S’ka dyshim se në këtë kohë kaq të vështira, ajo çfarë kemi thënë më parë kur nisëm Ballkanin e Hapur dhe kur nxitëm për një bashkëpunim më të gjerë bëhet gjithmonë e më e dukshme. Duhet të shkojmë përtej kufijve tanë pasi në të kundërt mbetemi ende tregje të vogla dhe ajo çfarë na duhet dhe për të cilën kemi nevojë mund të jetë shumë më tepër e kushtueshme dhe jo vetëm kaq. Duke vepruar në mënyrë rajonale, ne mund të kemi qasje më të lehtë në financime dhe mund të kemi partneritet më të fortë në sektorin privat. Ishte ditë e rëndësishme kjo e sotmja. Jam mirënjohës qeverisë norvegjeze që bëri të mundur nisjen e këtij bashkëbisedimi me strukturat më të mira. Shpresojmë që ky bashkëbisedim do të vijojë dhe ne do kemi me vete partnerët norvegjezë për një master plan dhe udhërrëfyes investimesh,"-tha Rama.

edi rama edi rama në beograd

Sondazh

Poll