Politike

"Guximtarë..."/ Protesta e Divjakës, reagon Berisha: Përmbysën traun e mafies shtetërore të Edi Ramës!

Berisha ka përshëndetur revoltën e qytetarëve të cilët sot u përplasën edhe me policinë duke thyer traun elektronik, që është vendosur nga Ministria e Turizmit me një taksë për të kaluar apo për të hyrë në zonë. 

17 Nëntor 2022, 14:26 Nga a.l
"Guximtarë..."/ Protesta e Divjakës, reagon Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar lidhur me protestën kundër vendosjes së traut në hyrje të Parkut të Divjakës që u zhvillua sot nga banorët e zonës. Berisha ka përshëndetur revoltën e qytetarëve të cilët sot u përplasën edhe me policinë duke thyer traun elektronik, që është vendosur nga Ministria e Turizmit me një taksë për të kaluar apo për të hyrë në zonë. 

Kreu i opozitës ka treguar momentin kur banorët kanë bërë rezistencë në protestë ndaj forcave të policisë përmes një videoje në rrjetin social facebook. Videon Berisha e shoqëron me shkrimin inkurajues dhe mbështetës nga ana e tij: Banorët e Divjakës ia bëjnë fora! Nderim protestuesve guximtarë të Divjakës, që përmbysën traun e mafies shtetërore të Edi Ramës në rrugën e tyre kombëtare!

Banorët e Divjakës janë kundër vendosjes së traut në parkun e Karavastasë, duke i detyruar të paguajnë para për të kaluar rrugën. Çdo vizitor detyrohet të paguajë 50 lekë të reja ndërkohë për automjetet është vendosur një tarifë prej 150 lekësh të reja. Kundër traut është edhe socialisti, Erion Braçe. Vendimi është marrë nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, ndërsa qytetarët janë zotuar që ta dërgojnë vendimin në Gjykatë Administrative./ Dosja.al

sali berisha trau te parku i divjakes

Sondazh

Poll