Politike

Drejtuesi i ri i SPAK, Xhafaj: Shpresoj të jetë i aftë për këtë përgjegjësi

Ai u shpreh se drejtësia është shpresa kyçe për të bërë shtet dhe për të garantuar balancën kushtetuese mes pushteteve.

17 Nëntor 2022, 14:27 Nga A.B
Drejtuesi i ri i SPAK, Xhafaj: Shpresoj të jetë i aftë për
Fatmir Xhafaj

TIRANË- Zgjedhja e drejtuesit të ri në SPAK, mori vëmendjen e deputeteëve në Kuvend, ku u diskutua rreth rëndësisë së drejtësisë në vend. Deputeti Fatmir Xhafaj, u shpreh se personi që do të marrë drejtimin e SPAK duhet të jetë i aftë ta mbajë këtë përgjegjësi pasi kjo gjë është në interes të së vërtetës publike.

'Ka tre persona që kërkojnë të marrin drejtimin e SPAK, duke besuar se janë të aftë ta mbajë në këtë përgjegjësi, I bëj thirrje drejtësisë, mediave dhe gjithë institucioneve ta monitorojnë këtë proces. Është në interes të së vërtetës publike. Qytetarët në këtë tollovi dhe ligësi kanë të drejtë të informohen për të vërtetën, edhe sepse ata janë taksapaguesit e këtij sistemi. Ne nuk duhet ta duam drejtësinë si pjesë të një regjistri ku shënojmë emrin për të hyrë në Europë. Drejtësia është shpresa kyçe për të bërë shtet, për të garantuar balancën kushtetuese mes pushteteve.'- tha Xhafaj.

fatmir xhafaj seance plenare 17 nentor 2022

Sondazh

Poll