Politike

Parku i Divjakë-Karavasta me pagesë, por si veprojnë me politika falas Anglia, Franca, Gjermania e Italia

Në Mbretërinë e Bashkuar, gjithashtu parqet janë të lira dhe mund të vizitohen nga kushdo. Parqet në Britani janë të tejmbushura pasi njerëzit jetojnë dhe punojnë në to. Kushdo mund ti vizitojë falas ndërsa cilësohen si vendodhje perfekte për të hartuar projekte në sfidën më të madhe të kohës që jetojmë, si të jetosh në planet pa e shkatërruar atë.

17 Nëntor 2022, 12:30 Nga f.g
Parku i Divjakë-Karavasta me pagesë, por si veprojnë me politika
Foto nga protesta

TIRANE- Një përplasje është shënuar sot në Divjakë, ku banorët e zonës, një grup interesi të lidhur ngushësisht me vendimin që i detyron ata të hyjnë kundrejt pagesës në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Edhe pse janë banorë të zonës, ata preken nga vendimi që në momentin që do të hyjë në fuqi, do ti tarifojë me 50 lekë të reja sa herë do të hyjnë në territorin e Parkut Kombëtar, ndërsa për çdo makinë, tarifa është edhe më e 'kripur', në 150 lekë të reja.

"Dosja" bëri një vëzhgim të politikave që ndiqen në vendet e tjera ku rezulton se në Evropë, praktika e vendosjes së pagesës për të lejuar vizitën në parqe nuk është fort e preferuar. Kështu, në Itali, në "Cinque Terre" hyrja është falas. Me pagesë janë disa shërbime të tjera brenda Parkut, por që nuk kushtëzojnë vizitën e lirë. 

Në Mbretërinë e Bashkuar, gjithashtu parqet janë të lira dhe mund të vizitohen nga kushdo. Parqet në Britani janë të tejmbushura pasi njerëzit jetojnë dhe punojnë në to. Kushdo mund ti vizitojë falas ndërsa cilësohen si vendodhje perfekte për të hartuar projekte në sfidën më të madhe të kohës që jetojmë, si të jetosh në planet pa e shkatërruar atë.

Në Francë, janë 11 parqe kombëtare me një sipërfaqe prej 57 000 mijë kilometra katrorë, që llogaritet në 8% të sipërfaqës së vendit. Të gjitha parqet janë falas dhe tërheqin gati 11 milionë turistë në vit. 

Në Gjermani, parqet janë të vizitueshme pjesërisht falas, por edhe parqet me pagesë, Europa Park dhe dy të tjera tarifat i kanë shumë më modeste për atë çfarë ofrojnë. Kështu, Europa Park është parku më i shtrenjtë i Gjermanisë, me një tarifë 50 euro për një të rritur ndërsa Phantasialand dhe Legoland, me një çmim 47.50 euro. çmimet përfshijnë një mundësi për të hyrë në Park për të paktën 2 javë brenda pagesës. 

Në SHBA, hyrja në parqet kombëtare ështëe me pagesë, duke nisur me pagesë vjetore dhe përkatëse. Cilin shembull ndoqi qeveria shqiptare? A e bëri një studim Ministria e Turizmit mbi shifrat e personave që vizitojnë Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavasta dhe për numrin e turistëve? Si do të veprohet me banorët që hyjnë dhe dalin brenda parkut disa herë në ditë?/Dosja.al

parku i divjake-karavasta trau te parku i divjakes

Sondazh

Poll