Politike

'Kur e shihja para ekranit...'/ Elisa Spiropali realizon "ëndrrën" e fëmijërisë me Berishën, del LIVE me të, tregon 2 gishta

E në një moment, ngriti dhe 2 gishtat lart, megjithatë nuk harroi t'i jepte kameras edhe një buzëqeshje, pasi realizoi "ëndrrën" e fëmijërisë. 

17 Nëntor 2022, 13:15 Nga k.m.
'Kur e shihja para ekranit...'/ Elisa Spiropali realizon
Elisa Spiropali dhe Sali Berisha

TIRANË- Seanca e sotme plenare është pezulluar disa minuta sepse kryedemokrati Sali Berisha nuk mori fjalën kur deshi në Foltore, por që zgjedhjen e gjeti po vetë duke u futur LIVE në rrjetet e tij sociale. Por duket se jo të gjithë socialistët kanë qenë të mërzitur nga bllokimi i Foltores.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin Elisa Spiropali ka zgjatur kokën për të parë se ç'po bënte Berisha. E në një moment, ngriti dhe 2 gishtat lart, megjithatë nuk harroi t'i jepte kameras edhe një buzëqeshje, pasi realizoi "ëndrrën" e fëmijërisë. 

Në vitin 2017, duke folur në sallën plenare, Spiropali tha se kur ka qenë e re, ajo kishte pasur një simpati për Sali Berishën dhe energjinë që ai përcillte.

“Kur isha e vogël, në vitet 90-91, kishim simpati për Berishën. Ashtu e vogël përpara ekranit dhe ngrija dy gishtat”, u shpreh Elisa Spiropali në Kuvend.

Por më tej duke vazhduar fjalën e saj, Spiropali tha se ajo karizmë që e shoqëronte Berishën iu kthye mbrapsht, për shkak të egos së tij. Megjithatë sot, ka kujtuar edhe njëherë fëmijërinë. 

elisa spiropali sali berisha

Sondazh

Poll