Politike

Porti i Durrësit/ Balla: Ftoj Xhaferrajn për kafe kur të ndërtohet. Deputeti i PD: Ju keni prioritet korrupsionin

Deputeti nuk iu përgjigj ftesës vetëm shtoi se Qeveria ka prioritet korrupsionin.

17 Nëntor 2022, 13:19 Nga A.B
Porti i Durrësit/ Balla: Ftoj Xhaferrajn për kafe kur të
Taulant Balla dhe Ferdinant Xhaferraj

TIRANË- Debati për Projektin e Portit të Durrësit vijoi edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla iu drejtua deputetit të Partisë Demokratike, Ferdinant Xhaferraj me një ftesë. Ai i tha se së bashku mund të shkojnë në një lokal të projektit të Portit për ta parë investimin e kryer. Deputeti nuk iu përgjigj ftesës vetëm shtoi se Qeveria ka prioritet korrupsionin.

REPLIKAT:

Taulant Balla: Dëgjoj me vëmendje zotin Xhaferri si politikan me vizion por është e rëndësishme që të mos gabosh kur citon dikë apo kur mundohesh të rifrazosh dikë. Nuk kam thënë tërhiquni bëhuni, më shumë se 2/3 e qytetarëve shqiptarë përkrahin amnistinë fiskale. Ky është shansi më i madh dhe më e mirë që do i ndodhë Durrësit. Nuk ka asnjë shtet turistik në botë ku në lidhje me qytetin e detit ngarkohen mineralen. Durrësi do të ketë dhe Port Mallrash, 

Unë dua t'ju them shkoni këtë javë në lungomaren e Vlorës, e mbani mend se çfarë ka bërë partia juaj? 

Eshtë qeveria e emiratave garanti, kur u bë i njëjti investim në Kroaci nuk foli asnjë nga politika kroate. Opozita atje ishin kolegët e mi, nuk folën, e mbështetën dhe për shkak të konfliktualitetit më të madh se te ne. Sepse thanë është investim për ekonominë tonë. Po hiqni dorë nga sulmi që i bëni investimeve të huaja, sa herë që vijnë bëni kështu. Do bëhet Ferdinant, do shkojmë bashkë të pimë një kafe te lokalet e investimit.

Ferdinant Xhaferraj: Kur kam hyrë në politikë e kam ndarë mendjen të jem vetvetja. Po, Lungomare është projekt që ka dhënë efekt. Mos të mbetemi që qeveria nuk ka prioritet strategjinë por ka prioritet korrupsionin.

seance plenare 17 nentor 2022 taulant balla ferdinant xhaferraj

Sondazh

Poll