Politike

Çollaku paralajmëron PS: ‘Non Grata’ ka mbërritur edhe në dyert tuaja, do vihet në provë qeveria juaj

Çollaku iu drejtua kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës duke i thënë se qeveria do të vihet shumë shpejt në provë.

17 Nëntor 2022, 14:40 Nga A.B
Çollaku paralajmëron PS: ‘Non Grata’ ka mbërritur
Kreshnik Çollaku

TIRANË- Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka paralajmëruar opozitën. Nga Kuvendi i Shqipërisë, ai lë të kuptohet se shumë shpejt disa figura të maxhorancës do të shpallen 'non grata'. Çollaku iu drejtua kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës duke i thënë se qeveria do të vihet shumë shpejt në provë.

Unë mendoj se aleanca me SHBA është jetike dhe e shenjtë për PD. Fati i askujt, sado i rëndësishëm për rëndësinë tonë s’ka fuqi. Por Non Grata kanë mbërritur dhe në dyert tuaja. Se di zoti Balla, më duket se kanë trokitur edhe nga anët tuaja. Do të viheni shumë shpejt në provë dhe qeveria juaj për non grata nga SHBA.”- tha Çollaku.

kreshnik collaku seance plenare 17 nentor 2022

Sondazh

Poll