Politike

Manja i përgjigjet Berishës: Mos bëfsh hajer, demokratët të ndahen nga ky njeri

Manja u shpreh se fjalori që u përdor sot në Kuvend, tregon qartë se ora ka mbetur në të shkuarën.

17 Nëntor 2022, 13:10 Nga A.B
Manja i përgjigjet Berishës: Mos bëfsh hajer, demokratët
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri Ulsi Manja kërkoi nga deputetët demokratë që të ndahen nga kryedemokrati Sali Berisha. Teksa po fliste në Kuvend, Manja u shpreh se fjalori që u përdor sot në Kuvend, tregon qartë se ora ka mbetur në të shkuarën.

'Fjalori që u përdor sot këtu tregon se ora ka mbetur në të kaluarën. Në rrafshin personal nuk jam këtu për t'iu përgjigjur Sali Berishës se një njeri që brenda ditës ka gënjyer 3 herë se nuk e kishte baxhank një personi që humbi jetën në Gërdec, nuk e meriton përgjigjen time. Po meqë ka marrë drejtimin e PD, do i përgjigjem. 

Ky kalorësi thotë se do e zbresë njerëzit në shesh. Keq që akoma ka njerëz që e besojnë. Thirrja ime nuk është për kolegët e mi por për ata të opozitës, mbahuni sa nuk është vonë prej këtij njeriu, ndahuni nga gjuha e tij, nuk ka pasur hajër, ai përsëri mban peng të ardhmen e Shqipërisë.'- tha Manja.

ulsi manja seance plenare 12 nentor

Sondazh

Poll