Aktualitet

Largohet nga puna nga frika e përndjekjes nga ish-burri, 44-vjeçari shqiptar ndalohet nga policia italiane

Shqiptari ishte kthyer në mankth për ish-gruan pasi e përndiqte duke e kërcënuar atë dhe duke e bombarduar me mesazhe dhe telefonata, derisa e detyroi atë të ndryshonte stilin e jetës, madje të jepte dorëheqjen nga puna.

17 Nëntor 2022, 14:22 Nga d.a.
Largohet nga puna nga frika e përndjekjes nga ish-burri, 44-vjeçari
Policia italiane

ITALI- Agjentët e komisariatit të Frascatit i kanë ndaluar një 44-vjeçari me kombësi shqiptare që të afrohet në vendet e frekuentuara nga ish-gruaja e tij të cilën e përndiqte prej kohësh.

Sipas mediave italiane, shqiptari ishte kthyer në mankth për ish-gruan pasi e përndiqte duke e kërcënuar atë dhe duke e bombarduar me mesazhe dhe telefonata, derisa e detyroi atë të ndryshonte stilin e jetës, madje të jepte dorëheqjen nga puna.

Dispozita e nxjerrë nga Prokurori Publik në Gjykatën e Velletrit nuk do të lejojë që i dyshuari të afrohet në një distancë prej njëqind metrash nga personi i ofenduar dhe familjarët e saj dhe aplikimi i mjetit elektronik të kontrollit (i ashtuquajturi byzylyk) lejojnë monitorimin e pajtueshmërisë me këtë masë.

policia italiane shqiptari perndjek ish-gruan

Sondazh

Poll