Aktualitet

"Nëse pushteti sovran nuk dëgjon"/ Sharka në protestë me banorët e Divjakës: E vetmja zgjidhje është mosbindja civile

Sipas tij kërkesa e banorëve nuk është marrë në konsideratë dhe për këtë arsye protesta e tyre do të vijojë deri në anulimin e vendimit

17 Nëntor 2022, 11:55 Nga a.l
"Nëse pushteti sovran nuk dëgjon"/ Sharka në
Eduart Sharksa

DIVJAKË- Kryetari i Partisë Demokratike në Lushnje Eduart Sharka tha nga protesta e banorëve të Divjakës për vendosjen e traut se nëse pushteti sovran nuk dëgjon,e vetmja zgjidhje është mosbindja civile. Sipas tij kërkesa e banorëve nuk është marrë në konsideratë dhe për këtë arsye protesta e tyre do të vijojë deri në anulimin e vendimit për vendosjen e "kolibes" siç e quan ai traun elektronik, e cila prek interesat e qytetarëve pasi ata duhet të paguajnë për të hyrë dhe për të dalë nga nga Parku. 

"Qytetërat e e Divjakës janë të vendosur për një mosbindje civile për këtë tra që vendoset në rrugën kombëtare dhe kërkon pagesë për cdo qytetar. Urojmë të anulohet urdhri që është pasens, kemi të bëjmë me një rrugë kombëtare cdo qytet fshat plazh dhe të kërkojë pagesë për të hyrë në atë vend është pa kuptim. E kanë ruajtur qytetarët e Divjakës në 97 dhe tani ju kërkon pagesë në këtë vend që ia ka dhënë zoti dhe është pronë e gjithë qytetarve të Shqiprisë. Në momentin që nuk ka reagim nga instancat për të marrë argumentin e qyttetrëve atëherë ngelet mosbindja civile. Ëshët një rrugë e ngushtë që nuk pranon të ketë ndërtesë siç kanë venë këtë koliben preken interesat e qytetrëve", tha Sharka. 

Banorët e Divjakës janë kundër vendosjes së traut në parkun e Karavastasë, duke i detyruar të paguajnë para për të kaluar rrugën. Çdo vizitor detyrohet të paguajë 50 lekë të reja ndërkohë për automjetet është vendosur një tarifë prej 150 lekësh të reja. Kundër traut është edhe socialisti, Erion Braçe. Vendimi është marrë nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, ndërsa qytetarët janë zotuar që ta dërgojnë vendimin në Gjykatë Administrative./ Dosja.al

eduart sharka trau te parku i divjakes

Sondazh

Poll