Aktualitet

Vendoset ekstradohet drejt Turqisë i Faruk Ozer

Seancat gjyqësore u shtynë 5 herë, ndërsa mbrojtja kërkoi me ngulm që 28-vjeçari të mos ekstradohet me pretedimin se Faruk Ozerit i rrezikohet jeta në Turqi.

17 Nëntor 2022, 13:53 Nga k.m.
Vendoset ekstradohet drejt Turqisë i Faruk Ozer
Faruk Ozer

ELBASAN-Gjykata e Elbasanit ka vendosur ekstradimin e turkut Faruk Ozer. Në seancën e sotme nuk ishte i pranishëm as 28-vjeçari turk dhe as avokati i tij Klodian Skënderi. Ky i fundit kërkoi më herët ndryshimin e gjyqtarit të çështjes, gjykata e Elbasanit e rrëzoi kërkesën, ndërsa sot gjyqtari Elis Dine ka dalë me një vendim konkret për ekstradimin e Ozer.

Që prej shtatorit, kur u caktua masa “arrest me burg”, seancat gjyqësore u shtynë 5 herë, ndërsa mbrojtja kërkoi me ngulm që 28-vjeçari të mos ekstradohet me pretedimin se Faruk Ozerit i rrezikohet jeta në Turqi. Për më tepër do të përballet me 40000 vite burg.

Faruk Ozer u kap në 30 gusht të këtij viti në jug të Shqipërisë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin me kriptomonedhat ndaj disa shtetasve turk.

PSE AKUZOHET OZER?

Özer u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri. Autoritetet turke nisën një hetim më 22 prill, pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave Thodex dhe se pronari i kompanisë kishte ikur jashtë vendit. Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare (MASAK) përcaktoi shumën e vjedhur nga i riu në plot 356 milionë lira. Sipas pretendimeve, shuma që ai ka marrë është 2 miliardë dollarë. Si rezultat i hetimeve të hapura, Özer u kërkua një dënim me burg për 3 krime. 

faruk ozer elbasan ekstradohet faruk ozer

Sondazh

Poll