Aktualitet

870 kg kanabis në serat e Dronovicës, 57 efektivë dhe drejtues të Policisë Berat nën hetim

Nga sot ka nisur marrja në pyeyje e efektivëve të policisë, pasi ka dyshime të forta se kanë patur dijeni për aktivitetin kriminal dhe nuk e kanë raportuar atë.

17 Nëntor 2022, 11:30 Nga A.B

870 kg kanabis në serat e Dronovicës, 57 efektivë dhe drejtues

BERAT- 57 efektivë të DVP Berat, mes tyre edhe drejtues të lartë, janë nën hetim për drogën e gjetur dy javë më parë në serat e fshatit Drenovicë. 57 efektivëve të lartë ju ka mbërritur edhe njoftimi zyrtar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, e cila ka nisur hetimet për serën me kanabis të zbuluar në një zonë të ish/njësisë administrative Kutalli në bashkinë Dimal.

Nga sot ka nisur marrja në pyeyje e efektivëve të policisë, pasi ka dyshime të forta se kanë patur dijeni për aktivitetin kriminal dhe nuk e kanë raportuar atë. Nën hetim janë jo vetëm drejtori i DVP Berat Edmond Tarkaj por edhe shefi i Komisariatit të Policisë Berat, Skrapar e Dimal, Shefi i Krimeve në DVP Berat, të gjithë shefat e seksioneve në DVP Berat, shefat e policisë kriminale dhe SPZ-të e zonave.

Atyre do ju komunikohet në vazhdim nëse hetimi ndaj tyre do kryhet duke i pezulluar nga detyra apo duke qëndruar në detyrë, pasi siç edhe thuhet në shkresën përcjellëse ata dyshohet se kanë kryer shkelje tē rënda disiplinore duke fshehur veprimtarinë kriminale.

droga ne serat ne berat

Sondazh

Poll