Aktualitet

Dhunonte gruan dhe përdorte kokainë para fëmijës së mitur, dënohet me burg një shqiptar në Itali

Ky nuk është dënimi i parë ndaj shqiptarit pasi më parë ndaj tij kishte një dënim prej 8 muaj e 20 ditë burg për abuzim në familje. Ndër episodet është edhe një që ka të bëjë me vajzën e mitur, ku 33-vjeçari do të kishte thithur kokainë para vajzës së vogël. 

17 Nëntor 2022, 12:45 Nga d.a.
Dhunonte gruan dhe përdorte kokainë para fëmijës së
policia italiane

ITALI- Një 33-vjeçar shqiptar, i akuzuar për episode të shumta dhune ndaj bashkëshortes, është dënuar me 18 muaj burg për abuzim në familje. 

Sipas mediave italiane, ky nuk është dënimi i parë ndaj shqiptarit pasi më parë ndaj tij kishte një dënim prej 8 muaj e 20 ditë burg për abuzim në familje. Ndër episodet është edhe një që ka të bëjë me vajzën e mitur, ku 33-vjeçari do të kishte thithur kokainë para vajzës së vogël. 

Por ka edhe momente dhune ndaj gruas së tij, si për shembull kur për të marrë 200 euro e ka goditur me grushte dhe shkelma gruan me fëmijën e saj të vogël në krahë. Të gjithë për të marrë paratë që i nevojiteshin për të blerë drogë. Më parë ai do ta kishte kërcënuar gruan e tij “me vdekje”, përmes mesazheve telefonike. Gruaja ishte detyruar të ndryshonte "zakonet e saj të jetës". Në telefonata dhe mesazhe thoshte “do të vras, do të djeg, do të vë zjarrin ty dhe të gjithëve”. Tani për të është dhënë një dënim i dytë.

policia italiane denohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll