Aktualitet

"Nuk mund të bashkohet me mua"/ Sharka- Braçes: Jemi dy alternativa të ndryshme

Sharka tha se Erion Braçe, i cili gjithashtu ka dalë krahë banorëve në protestën kundër traut të Divjakës, nuk është konkret në mbështetjen e tyre në këtë çështje, pasi në fund të ditës ngre dorën dhe voton këto vendime të paligjshme të qeverisë. 

17 Nëntor 2022, 12:44 Nga a.l
"Nuk mund të bashkohet me mua"/ Sharka- Braçes: Jemi dy
Eduart Sharka

DIVJAKË- Kryetari i PD-së në Lushnjë Eduart Sharka tha se ai është përballë qytetarëve për të mbrojtur të drejtat e tyre të ligjshme. Ndërsa tha se Erion Braçe, i cili gjithashtu ka dalë krahë banorëve në protestën kundër traut të Divjakës, nuk është konkret në mbështetjen e tyre në këtë çështje, pasi në fund të ditës ngre dorën dhe voton këto vendime të paligjshme të qeverisë. 

"Dëgjova që më përmendi në një moment, Zoti Braçe. Ai nuk mund të bashkohet me mua sepse jemi dy alternativa krejt të ndryshme. Ato që kam thënë unë para tre vjetësh dhe kam dalë më fermerët për të drejtat e tyre të ligjshme madje kam cuar dhe një projketligj që i takonte zotit Brace të paguante ai e ka mandatin. Ka deleguar vullnetin e qytetarëve të bashkëpunojë me projektligj të drejtat e fermerëve. Ai mjaftohet vetëm duke folur. Në tv dhe pastaj ngre dorën dhe voton këto vendime të paligjshme të qeverisë. Ndërsa unë jam alternativë tjetër, unë dal ballë qytetarëv për të mbrojtur të drejtat e ligjshme të tyre", tha Sharka. 

Banorët e Divjakës janë kundër vendosjes së traut në parkun e Karavastasë, duke i detyruar të paguajnë para për të kaluar rrugën. Çdo vizitor detyrohet të paguajë 50 lekë të reja ndërkohë për automjetet është vendosur një tarifë prej 150 lekësh të reja. Kundër traut është edhe socialisti, Erion Braçe. Vendimi është marrë nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, ndërsa qytetarët janë zotuar që ta dërgojnë vendimin në Gjykatë Administrative./ Dosja.al

eduart sharka trau te parku i divjakes

Sondazh

Poll