Aktualitet

Protesta e banorëve të Divjakës, Artan Hoxha: Mos ju duket shaka, edhe 1997-ta nga Lushnja filloi…

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Artan Hoxha ka ndarë edhe pamje nga protesta e zhvilluar. 

17 Nëntor 2022, 11:47 Nga k.m.
Protesta e banorëve të Divjakës, Artan Hoxha: Mos ju duket shaka,
Pamje nga protesta

TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar protestën dhe përplasjen në parkun e Divjakës. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Artan Hoxha ka ndarë edhe pamje nga protesta e zhvilluar. 

"Proteste e banoreve të Divjakes… 17 nentor 2022. Mos ju duket shaka edhe 1997-ta nga Lushnja filloi…,"-shkruan në rrjetet e tij sociale, Artan Hoxha.

Banorët e Divjakës janë kundër vendosjes së traut në parkun e Karavastasë, duke i detyruar të paguajnë para për të kaluar rrugën. Çdo vizitor detyrohet të paguajë 50 lekë të reja ndërkohë për automjetet është vendosur një tarifë prej 150 lekësh të reja. Kundër traut është edhe socialisti, Erion Braçe. Vendimi është marrë nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, ndërsa qytetarët janë zotuar që ta dërgojnë vendimin në Gjykatë Administrative.

artan hoxha trau te parku i divjakes

Sondazh

Poll