Aktualitet

Protesta për traun në Divjakë, deputetja Ilda Dhori: Do jemi këtu çdo ditë, parku ka mbledhur vit për vit të ardhura

Dhori tha se kjo çështje do të ndiqet në rrugë ligjore nëse nuk anulohet dhe se nuk do të tolerohet.

17 Nëntor 2022, 11:47 Nga a.l
Protesta për traun në Divjakë, deputetja Ilda Dhori: Do jemi
Ilda Dhori

DIVJAKË- Deputetja Ilda Dhori ka qenë e pranishme sot në protestën e banorëve në Divjakë të cilët kundërshtojnë vendosjen e traut elektronik në hyrje të Parkut të Divjakës. Ajo tha se kjo çështje do të ndiqet në rrugë ligjore nëse nuk anulohet dhe se nuk do të tolerohet. Sipas saj Parku ka gjeneruar vit për vit të ardhura dhe se vendimi nga Ministrja e Turizmit është i paprecedentë. Poashtu deputetja demokrate tha se protesta do të vazhdojë. 

"Do jemi këtu çdo ditë. Policët ishin duke mbrojtur dicka të paligjshme. Parku ka gjeneruar vit për vit të ardhura. Do ndiqet në rrugë ligjore se Edi Rama ka bërë një ligj bazuar në kundërshtimin e një ligji. Do të ndjekim paralelisht në rrugë gjyqësore. Po indinjon qytetarët dhe nuk do të tolerohet. Deri në këto momente nuk kemi asnjë person të shoqëruar nuk kuptoj kush mund të urdhërojë për të mbrojtur një staturë metalike një shëmtirë metalike që e ka vendin te skrapi", tha deputetja demokrate. 

Banorët e Divjakës janë kundër vendosjes së traut në parkun e Karavastasë, duke i detyruar të paguajnë para për të kaluar rrugën. Çdo vizitor detyrohet të paguajë 50 lekë të reja ndërkohë për automjetet është vendosur një tarifë prej 150 lekësh të reja. Kundër traut është edhe socialisti, Erion Braçe. Vendimi është marrë nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, ndërsa qytetarët janë zotuar që ta dërgojnë vendimin në Gjykatë Administrative./ Dosja.al

 

 

ilda dhori trau te parku i divjakes

Sondazh

Poll