Aktualitet

"Mos e luani atë që se preku as gjermani", "zëri" i banorëve të Divjakës përmes pankartave në protestën kundër traut

Banorët kanë bërë thirrje se protesta nuk do të ndalet derisa të anulohet vendimi për vendosjen e taksës nga Ministria Turizmit dhe Mjedisit, ku thuhej se çdo person që hyn dhe del do të duhet që të paguajë 50 lekë për vizitor, ndërkohë për automjetet është vendosur një tarifë prej 150 lekësh të reja.

17 Nëntor 2022, 13:32 Nga a.l
"Mos e luani atë që se preku as gjermani",
pankarta nga protesta e Divjakes

DIVJAKË- "Mos luani atë që s'e preku as gjermani", "Fëmijët tanë duan oksigjenin", "Boll na vodhët ku nuk privatozhet", "Dje kënetën sot pyllin nesër çfarë do na merrni shtëpitë...?", "Mjaft blozë keni hedhur na lini pak oksigjen",  ishin këto disa nga pankartat që mbanin sot në duar banorët e Divjakës, të cilët protestuan për të 4-tën ditë radhazi kundër vendosjes së traut në hyrje të Parkut të Divjakës. Protesta e sotme u shoqërua me tensione, për shkak të ndërhyrjes së forcave policore, por qytetarët bënë sërish rezistencë duke shkatërruar traun elektronik që ishte rrethuar nga shiriti i kuq, pasi ishte në proces ndërtimi. 

Banorët kanë bërë thirrje se protesta nuk do të ndalet derisa të anulohet vendimi për vendosjen e taksës nga Ministria Turizmit dhe Mjedisit, ku thuhej se çdo person që hyn dhe del do të duhet që të paguajë 50 lekë për vizitor, ndërkohë për automjetet është vendosur një tarifë prej 150 lekësh të reja.

Në protestën e sotme qytetarët nuk kanë qenë vetëm, pasi në krye të protestës, ishte kreu i PD-së Lushnjë Eduart Sharka dhe deputetja e zonës, Ilda Dhori. Edhe socialisti Erion Braçe ka dalë publikisht kundër vendosjes së traut, por sot për arsye që nuk dihet, nuk ka qenë pjesë e tubimit të qytetarëve./ Dosja.al

trau te parku i divjakes

Sondazh

Poll