Politike

4 kërkesa/ Alibeaj: Merrni masë ndaj Ramës. Duam debat për mandatin e Xhaçkës, dje s'kishim unanimitet për Portin e Durrësit

Alibeaj tha se opozita kërkon debat për mandatin e ministres Olta Xhaçka dhe po ashtu për projektin e Portit të Durrësit.

17 Nëntor 2022, 10:37 Nga A.B
4 kërkesa/ Alibeaj: Merrni masë ndaj Ramës. Duam debat për
Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj nisi fjalën e tij në Kuvend duke kundërshuar fjalët e përdorura nga kryeministri Edi Rama në seancën e mëparshme. Më tej, ai shtoi se opozita kërkon debat për mandatin e ministres Olta Xhaçka dhe po ashtu për projektin e Portit të Durrësit.

'Rama përdori një gjuhë fyese, kërkoj masë ndaj tij. Keni për detyrë të shpreheni, është një kërkesë që qëndron pezull, e keni të shkruar në procesverbalin e seancës. Keni për detyrim që të përgjigjeni. Thatë se dje kishte unanimitet. Nuk është e vërtetë, një nga gjërat që nuk kishte unanimitet, ishte ajo për Portin e Durrësit. Ju dje në Konferencë, në shkelje të hapur vendosët që debati për ligjin, që sipas rregullores duhet ti nënshtrohet rregullave, vendosët ta kufizonit kohën e debatit. Jo vetëm që javës së kaluar e kaluat në procedurë të përshpejtuar, por vendosët që me 24 të kufizonit kohën për të folur. është cështje e rëndësishme. Së treti, e dëgjova apologjinë për Xhackën, ju nuk i dhatë të drejtë opozitës, disa herë Xhaçka nuk erdhi në Komision. Disa herë ajo e shtyu në mënyrë banale për të mos u përballur me të vërtetën, nuk u la mundësia për diskutim. Kërkesa është e thjeshtë, kërkohet debat, jo vetëm lexim i raportit të njërës palë. Çështja e konfliktit të interesit, anëtarët e parlamentit që nuk duhet të jenë kundër ligjit është cështje publike. E fundit, është kërkuar sot nga PD mocioni,që të krijohet mundësia të flasim, e drejta për të folur është e kërkuesve, pazar këtu nuk bën askush. Kushdo që thotë po bëni pazar me Ramën, ti tërheqi pasi është turpi i tyre.'- tha Alibeaj.

enkelejd alibeaj seance plenare 17 nentor 2022

Sondazh

Poll