Politike

'Vajzat e mia janë tmerruar nga gjuha e tij'/ Vokshi: Kërkoj përjashtimin e Ramës nga Kuvendi

Vokshi kërkon që të merret masë, të mblidhet urgjentisht komisioni për përjashtimin e Ramës.

17 Nëntor 2022, 10:26 Nga A.B
'Vajzat e mia janë tmerruar nga gjuha e tij'/ Vokshi: Kërkoj
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi kërkon përjashtimin e kryeministri Edi Rama nga Kuvendi. Në seancën e sotme plenare, Vokshi u shpreh se nuk do tolerohet më gjuha e përdorur e kryeministrit në Kuvend, pasi ndiqet nga fëmijë. Ajo mori shembullin e fëmijëve, që sipas saj, janë tmerruar nga gjuha e përdorur nga Rama. Vokshi kërkon që të merret masë, të mblidhet urgjentisht komisioni dhe të merret masë për gjuhën e tij. 

'Ishte e pritshme që të mos e pranonit debatit. Po tentoni që t'i mbyllni gojën opozitës, na keni hequr të drejtën e fjalës, siç po na hiqni dhe sot. Keni frikë nga fjala, po shkelni në mënyrë të vazhdueshme rregulloren dhe kushtetutën, duke kthyer këtë që në vend që qytetarët të shikonin se si mbrohen interesat, po mbroni ministrat tuaja që po 

Kërkoj të merrni masë për Ramën, vajzat e mia janë tmerruar nga gjuha e Kryeministrit, dhe të gjithë fëmijët. Ky është shembulli që duam të japim? Kërkoj që të merret masë dhe të përjashtohet, sic u mor masë dhe për kolegët e PD, të mblidhet urgjentisht komisioni dhe të merret masë për gjuhën vulgare të tij. '- tha Vokshi.

albana vokshi seance plenare 17 nentor 2022

Sondazh

Poll