Politike

Rama niset për në Beograd, takim për energjinë e rinovueshme në Ballkanin Perëndimor

Sot, së bashku me liderë të tjerë të rajonit do të zhvillojë një takim për energjinë e rinovueshme në Ballkanin Perëndimor, në një kohë kur kriza energjitikë është kthyer në një problem për të gjithë botën.

17 Nëntor 2022, 10:11 Nga k.m.
Rama niset për në Beograd, takim për energjinë e rinovueshme
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është nisur për në Beograd. Sot, së bashku me liderë të tjerë të rajonit do të zhvillojë një takim për energjinë e rinovueshme në Ballkanin Perëndimor, në një kohë kur kriza energjitikë është kthyer në një problem për të gjithë botën. Deri më tani nuk ka detaje se kush do të jetë tjetër pjesë e takimit mes kryeministrit Rama dhe kreut të shtetit serb, Aleksandër Vuçiç.

Në Konferencë do marrin pjesë edhe drejtues e përfaqësues të kompanive prestigjioze norvegjeze në fushën e energjisë, në një diskutim mbi perspektivën e investimeve në energjinë hidrike, diellore dhe të erës. Për Shqipërinë, i Rama do të diskutojë në panelin “Perspektivat rajonale të energjisë dhe investimet norvegjeze në energjinë e rinovueshme në Ballkan”. 

Në përfundim, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.

edi rama rama ne beograd

Sondazh

Poll