Politike

AKUZA e Tritan Shehut: Ka lidhje mes PS dhe grupit 'Alibeaj' për të shkatërruar demokracinë e Kuvendit

Tritan Shehu tha se i kanë hequr fjalën në Kuvend për të folur për integrimin e vendit duke i mbyllur gojën deputetëve që mbështesin Sali Berishën.

17 Nëntor 2022, 10:34 Nga k.m.
AKUZA e Tritan Shehut: Ka lidhje mes PS dhe grupit 'Alibeaj' për
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu ka ngritur një akuzë në parlament për bashkëpunim mes Partisë Socialiste dhe demokratët që mbështesin grupin e Enkelejd Alibeajt. Pasi kërkoi fjalën për procedurë, ai tha se i kanë hequr fjalën në Kuvend për të folur për integrimin e vendit duke i mbyllur gojën deputetëve që mbështesin Sali Berishën.

"Lexoni rregulloren si t'ju vijë më mbarë. Deri ku shkojmë kështu? Ne një grup deputetësh kemi paraqitur prej kohësh kërkesë për mocion me debat për gjenocidin serb në Kosovë. Rregullorja thotë brenda tre ditësh duhet të ketë përgjigje. Unë kërkoj të bëni drejtësi. Ju keni frikë të vini gishtin në plagët e rajonit tonë sepse ata që e mbajnë këtë parlament larg BE e detyrojnë këtë parlament të heshtë.

Edhe atje ndodh një gjë e shëmtuar shumë nga të tjerë shëmbëlltyrë tuaj që na heqin ne emrat nga grupi parlamentar i PD në këtë diskutim. Na hiqet e drejta për të folur. Ky është një turp i botës që kutjojnë se drejtojnë një pjesë të njerëzve këtu.

Kanë marrë pozita surreale. Këta që janë këtu në atë të meje. Nuk diskutohet një mocion për integrimin duke shkelur parimet demokratike edhe brenda grupit. Ka një lidhje të madhe mes dy palëve për të shkatërruar demokracinë e parlamentit duke na mbyllur gojën për çdo gjë që duam të ngremë në Kuvend,"-tha Tritan Shehu.

tritan shehu seance plenare 17 nentor 2022

Sondazh

Poll