Politike

Aksioni i opozitës/ Flet për herë të parë Lefter Maliqi: Me mandat apo pa mandat, u shërbej qytetarëve

26 Shkurt 2019, 12:53 Nga DOSJA
Aksioni i opozitës/ Flet për herë të parë Lefter

BERAT- Kandidati i Partisë Demokratike në Berat, i cili pas djegies së mandateve nga opozita mund të hyjë në Kuvend, Lefter Maliqi, ka reaguar me një postim në Facebook në lidhje me këtë çështje.

Maliqi shkruan se si me mandat dhe si pa mandat ai është i përkushtuar qytetarëve të zonës së tij, duke mos sqaruar nëse do të pranoj apo jo që të jetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

“Jam i perkushtuar si me mandat si pa mandat, si deputet apo drejtues njesie administrative, qytetar i thjesht, i papune apo neser pensionist ti perkushtohem me perulje e mirenjohje popullit tim, banoreve te asaj zone me vlera e tradita që me kane mbeshtetur ne cdo sfide elektorale me fitore.

Jam biri i tyre, bashkeqytetari i tyre, njeri prej tyre, me mandat apo pa mandat. Ne cdo hall apo gezim bashke me ta e ne mbeshtetje te tyre me besim reciprok. Ky eshte Lefter Maliqi sot, neser e gjithmone. Mirënjohje”.

Lefter Maliqi (Lexo këtu) u përfol se do të pranonte mandatin e deptuetit, pasi sot ai mban dhe një post të rëndësishëm në adminsitratë edhe pse ësthë nga radhët e PD.

Ish-deputetët e opozitës dorëzuan të enjten e kaluar (Lexo këtu) me anë të kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, kërkesën e tyre të parevokueshme për të lënë mandatin e deputetit.

Opozita kërkon krijimin  e një qeverie tranzitore, e cila do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka mohuar çdo dorëheqje dhe ka thënë se opozita ka frikë nga drejtësia. Ndërkombëtarët kanë kundërshtuar vendimin e opozitës për djegien e mandateve dhe thotë se kjo minon integrimin e Shqipërisë në BE.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites lefter maliqi pranimi i mandatit protesta e opozites djegia e mandateve te opozites lefter maliqi pranimi i mandatit protesta e opozites

Sondazh

Poll