Politike

Mandatet/ KiE apel opozitës dhe Qeverisë: Duhet të dialogoni në Kuvend

26 Shkurt 2019, 12:43 Nga DOSJA
Mandatet/ KiE apel opozitës dhe Qeverisë: Duhet të dialogoni

BRUKSEL- Bashkë-raportuesit për monitorimin e Shqipërisë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Andrej Hunko (Gjermania UEL) dhe Joseph O’Reilly (Irlandë, PPE / CD), kanë shprehur shqetësimin për dorëheqjen e deputetëve të opozitës nga mandatet e tyre parlamentare.

“Në një shoqëri demokratike, parlamenti është qendra e debatit politik, dialogut dhe diskutimit. Parlamentarët i përkasin parlamentit!”, theksuan dy raportuesit.

Më tej ata i kanë bërë thirrje deputetëve të opozitës të rishohin dorëheqjet e tyre dhe ti kthehen parlamentit. Po ashtu i kanë bërë thirrje shumicës në pushtet që të sigurojë një hapësirë ​​të përshtatshme për opozitën për të funksionuar dhe për t’u angazhuar në një dialog të sinqertë dhe domethënës me te mbi reformat kyçe dhe qeverisjen e vendit.

“Të dyja palët duhet të përdorin forumin e parlamentit për t’u angazhuar, në mirëbesim, në një dialog të tillë në mënyrë që të kapërcehet stuhia aktuale politike. Nëse kërkohet, ne jemi të gatshëm për të ndihmuar kolegët tanë nga të dyja palët në këtë përpjekje”, përfunduan bashkë-raportuesit.

Ish- deputetët e opozitës dorëzuan të enjten e kaluar (Lexo këtu) me anë të kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, kërkesën e tyre të parevokueshme për të lënë mandatin e deputetit. Opozita kërkon krijimin  e një qeverie tranzitore, e cila do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka mohuar çdo dorëheqje dhe ka thënë se opozita ka frikë nga drejtësia. Ndërkombëtarët kanë kundërshtuar vendimin e opozitës për djegien e mandateve dhe thotë se kjo minon integrimin e Shqipërisë në BE.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dialog opozite qeveri djegia e mandateve te opozites keshilli i europes dialog opozite qeveri djegia e mandateve te opozites keshilli i europes

Sondazh

Poll