Politike

PS ‘luftë’ në disa fronte/ Kush janë ‘pashallarët’ e Rilindjes që mund të dalin nga skena politike (EMRAT)

26 Shkurt 2019, 11:18 Nga DOSJA
PS ‘luftë’ në disa fronte/ Kush janë

TIRANË- Partia Socialsite pritet që shumë shpejt të zyrtarizojë lëvizjen e saj të radhës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Me një manovër të zbuluar ekskluzivisht nga Dosja.al (Lexo këtu), PS pritet të largojë disa nga figurat e saj në bashki që janë “konsumuar”.

Kërkesa u parashtrua sot nga PS në mbledhjen e KQZ (Lexo këtu), ku u kërkua që të mos lejohen të kandidojnë ata kryebashkiak që kanë 3 mandate që qeverisin.

Ligji për moskandidimin e kryebashkiakëve është miratuar në vitin 2015, por sot u kërkua interpretimi i këtij ligji. PS kërkoi që numërimi i mandateve mos të fillojë nga data e miratimit të ligjit, por të numërohen të gjithë mandatet që çdo kryebashkiak ka.

Më tej nga maxhoranca mësohet se edhe nëse  KQZ nuk e pranon këtë lloj interpretimi, ajo do ta ketë si rregull të brendshëm dhe nuk do të rikandidojë asnjë nga kryetarët e bashkive që kanë më shumë se 3 mandate.

Nga kjo manovër e paralajmëruar më herët, dhe e zyrtarizuar (Lexo këtu) rrezikonin të digjeshin disa nga ata që njihen si “pashallarët” e Rilindjes.

I pari që është në listën e “zezë”, është Qazim Sjedini, i cili ka dhënë sinjali për largimin e tij nga politika dhe PS ka prezantuar dhe kandidatin e mundshëm.

Një tjetër emër që largohet nga politika, është Vangjush Dako, i cili është nën sulmin e opozitës dhe nën hetim nga Prokuroria për blerje votash.

Po ashtu nga manovra “digjen” dhe kreu i Bashkisë Maliq Gëzim Topçiu;  Adriatik Zotkaj në Poliçan; Edmond Themelko, Bashkia Pustec; Shuaip Beqiri, Bashkia Konispol. 

Ndërkohë nga kjo lëvizje e qeverisë prekeshin dy emra nga opozita. Fiqiri Ismaili dhe Xhelal Mziu nuk mund të garonin më, por kërkesa u rrëzua nga opozita, konkretisht nga përfaqësuesi i opozitës në KQZ, Klement Zguri.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adriatik zotkaj fiqiri ismaili manovra e ps pashallaret e rilindjes qazim sejdini vangjush dako xhelal zmiu adriatik zotkaj fiqiri ismaili manovra e ps pashallaret e rilindjes qazim sejdini vangjush dako xhelal zmiu

Sondazh

Poll