Politike

PS ‘nxjerr jashtë’ Vangjush Dakon, bashkë me të “digjet” dhe Sejdini

26 Shkurt 2019, 10:53 Nga DOSJA
PS ‘nxjerr jashtë’ Vangjush Dakon, bashkë me të

TIRANË- Partia Socialiste e cila është e vetme në Kuvend, pas djegies së mandateve nga partitë opozitare ka vendosur që ditën e enjte të mos ketë seancë plenare në Kuvend. PS  i kërkoi KQZ-së që të mos lejohen të kandidojnë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019 kryebashkiakët që kanë 3 mandate, por kjo kërkesë u rrëzua. (Lexo këtu)

Kjo manovër e maxhorancës u lajmërua ekskluzivisht sot nga Dosja.al (lexo këtu), ku mësohet se lëvizja është bërë për të djegur kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Po ashtu nga kjo lëvizje rrezikonin largimin shumë emra të tjerë, si Qazim Sejdini në Elbasan, apo dhe Xhelal Mziu në Kamëz, që vjen nga radhët e PD. Edhe pse mund të quhet një lëvizje që largon shumë njerëz nga politika, burime për Dosja.al bëjnë me dije se manovra është bërë për të djegur Dakon.

Kreu i Bashkisë Durrës, është në sulmet e opozitës dhe nën hetim nga Prokuroria në lidhje me dosjen “339”. Gjatë ditës së djeshme kreu i PD, Lulzim Basha (Lexo këtu), u shpreh se shumë shpejt Dako do të jetë prapa hekurave, pasi po përgatitet arrestimi i tij.

(A.B. Dosja.al)  

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kerkesa ne kqz mandatet e kryebashkiakeve manovra e ps mbledhja e kqz pashallaret e rilindjes vangjush dako kerkesa ne kqz mandatet e kryebashkiakeve manovra e ps mbledhja e kqz pashallaret e rilindjes vangjush dako

Sondazh

Poll