Politike

Akuzat e Berishës/ Thaçi: Kur unë e kam luftuar Milosheviçin, ka pasur nga ata që e kanë ndihmuar

26 Shkurt 2019, 11:15 Nga DOSJA
Akuzat e Berishës/ Thaçi: Kur unë e kam luftuar

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar një ditë më parë , pas akuzave të Sali Berishës për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Thaçi është shprehur se kur ai e ka luftuar Milosheviçin ka pasur  persona që e kanë ndihmuar atë.

“Nëse dikush ngre hipoteza dashakeqe dhe djallëzore, nuk do të pijnë ujë as tek unë, as te qytetarë e Kosovës dhe në veçanti, ata që e kanë ndihmuar Slobodan Milosheviçin, kur unë e kam luftuar atë, nuk do t’u funksionojnë idetë pseudonacionaliste apo të deficiteve të tyre patriotike.”, është shprehur Hashim Thaçi në Report Tv.

Berisha ka akuzuar drejtpërdrejt Hashim Thaçin se do të ndajë Kosovën dhe se ndjek planet e Sebisë. 

J.V/Dosja.al

 

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hashim thaci kufijte e kosoves sali berisha slobodan milosheviçi hashim thaci kufijte e kosoves sali berisha slobodan milosheviçi

Sondazh

Poll