Politike

Ndërkombëtarët ‘zbarkojnë’ në Tiranë për zgjidhjen e krizës, Meta niset në Egjipt

26 Shkurt 2019, 11:51 Nga DOSJA
Ndërkombëtarët ‘zbarkojnë’ në Tiranë

TIRANË- Pak orë para se në kryeqytet të zbarkojnë 7 eurodeputetët e Parlamentit Europian, të cilët do të shohin progresin e Shqipërisë para hapjes së negociatave dhe do të punojnë për zgjidhjen e krizës politike, (Lexo këtu), presidenti Ilir Meta vijon me turin e tij.

Presidenti niset sot për një vizitë zyrtare dy ditore në Egjipt, me ftesë të Presidentit të Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi.

Zyra e shtypit të Presidencës njofton se gjatë vizitës në Egjipt, përveç ceremonive të rastit dhe takimit me Presidentin El-Sisi, Presidenti Meta do të takohet edhe me Kryetarin e Parlamentit dhe Kryeministrin e Egjiptit, si dhe me përfaqësues të sipërmarrjeve egjiptiane.

Gjithashtu, Presidenti Meta do të takohet edhe me përfaqësues e komunitetit të vjetër e të ri shqiptar të Egjiptit. President Ilir Meta, ende nuk ka dhënë një koment për djegien e mandateve nga opozita.

Opozita ka djegur zyrtarisht mandatet, ndërkohë që sot KQZ ka liruar 57 vendet që kishte në Parlament.

(F.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta luigi soreca nderkombetaret ne tirane ilir meta luigi soreca nderkombetaret ne tirane

Sondazh

Poll