Politike

Ruçi mbledh Kuvendin papritur, reagimet e para nga opozita: Qesharake deri në dhimbje

26 Shkurt 2019, 09:02 Nga DOSJA
Ruçi mbledh Kuvendin papritur, reagimet e para nga opozita: Qesharake

Tiranë/ Pasi kreu i  Kuvendit  Gramoz Ruçi mblodhi sot Konferencën e Kryetarëve dhe u vendosos që seanca plenare që nuk u zhvillua në datën 21 shkurt, të zhvillohet sot pasdite në orën 17:00 nuk kanë munguar edhe reagimet. (lexo këtu)

Për ish-deputetin Edi Paloka sot do të mblidhet “kuvendi ilegjitim”.  “Kuvendi ilegjitim, mblidhet ne ilegalitet. Pasi e rrethuan me tela me gjemba dhe salduan dyert hyrese, tani kane filluar ta mbledhin dhe ne ilegalitet. Seancen e se enjtes , po kerkojne ta mbledhin fshehtas sot ne oren 17.00. Sa mendoni se do zgjasni keshtu?! Tik-tak”, shkruan në reagimin e tij Paloka. 

Ndërsa Gent Strazimiri është shprehur se e gjithë kjo është qesharake deri në dhimbje.  “Qesharakë deri në dhimbje!!! Grramos, dëgjo mua! Shpjere parlamentin në Galigat a në Salari që të biesh rehat, se dhe kështu… senacë e befasishme “pa mendje” sikur s’vete…
P. S. Parlamenti që ka frikë nga POPULLI, nuk është i POPULLIT, nga POPULLI e për POPULLIN!”, shprehet ish-deputeti. 

Ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shkruan:  “Parlamenti i Rilindjes mblidhet fshehurazi, ashtu si diversantët, që strukeshin dikur nëpër shpella nga frika e popullit. Fundin e diversanteve të vjetër do të kenë edhe këta diversantët e rinj”. 

Pas vendimit të Ruçit PD dhe LSI janë duke u përgatitur për të zhvilluar një protestë ditën e sotme para Kuvendit. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka seanca plenare 26 shkurt edi paloka seanca plenare 26 shkurt

Sondazh

Poll