Politike

Seanca plenare surprizë/ Balla: Vijojmë punën, opozita ka frikë nga SPAK

26 Shkurt 2019, 11:12 Nga DOSJA
Seanca plenare surprizë/ Balla: Vijojmë punën, opozita ka

TIRANË-Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur për gazetarët nga kryesia e Kuvendit. Balla tha se opozita ka frikë nga drejtësia e re, prandaj u largua nga parlamenti. Balla sqaroi se seanca e sotme është tejet e rëndësishme, pasi do të miratohet struktura bazë për KLP dhe KLGj. Numri 2 i PS, njoftoi se në datën 14 mars 2019 nuk do të zhvillohet seanca e parashikuar plenare pasi është ditë feste.

Deklarata e Taulant Ballës, kryetar i grupit parlamentar të PS:

Seanca e sotme është vijimi i seancës së programuar për ditën e enjte më të njënjtën përmbajtje. Të gjitha pikat e rendit të ditës të seancës së të enjtes së kaluar dhe në praktikën shumë vjeçare të këtij Kuvendi, kur për arsye të ndryshme nuk është zhvilluar i njëjti rend dite transpozohet në seancën e sotme. Sot pasdite Kuvendi do të shqyrtojë dy vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me strukturën e dy institucioneve të reja tëd rejtësisë së re që po lind që është KLGJ dhe KLP. Ne e kemi thënë prej ditës së parë që sa më shumë do të afrohet dita e kosolidimi të drejtësisë së re dhe ngritjes së SPAK dhe BKH do të kemi këtë sjellje antidemokratike, antikushtetuese dhe jo ligjore të opozitës

Me dy ligjet që votojmë sot i japim zgjidhje këtij halli shumë vjeçar, sepse detyra jonë është: “E gjithë vëmëndja për njerëzit. Ne po vijojmë me intensitet angazhimin tonë për ta çuar deri në fund mandatin që na kanë dhënë shqiptarët dhe që në mënyrën më kuptimplotë mer edhe sot me këtë seancë plenare një mandate për drejtësinë. Sot miratojmë strukturën e dy këshillave, e dy institucioneve bazë të strukturëes së drejtësisë së re që po lind KLGJ dhe KLP. Lidhur me vizitën e delegacionit të Parlamentit Evropian që do të zhvillojë në Shqipëri gjatë ditës së nesërme, Balla nënvizoi se kjo vizitë ështe e planifikuar që në muajin nëntor dhe ka të bëjë më mbështetjen që Parlamenti Evropian i jep aspiratës së Shqipërisë dhe Maqedonisë për filloimin e procesit të negociatave në qershor. Në cilësine e bashkëkryetarit të Komitetit Parlamentar të Asocim Stabilizimit prej muajit nëntor kemi koordinuar me Parlamentin Evropian këtë vizitë. Kolegët e Parlamentit Evropian janë të mirëseardhur qoftë në Tiranë, qoftë në Shkup. Kjo vizitë ka të bëjë më një mbështetje që Parlamenti Evropian i jep aspiratës së Shqipërisë dhe Maqedonisë për fillimin e procesit të negociatave në qershor.

Deklarata eBallës vjen sot, në kulmin e debatit politik. Mazhoranca pritet të mbledhë e vetme sot Kuvendin në një seancë të paparalajmëruar, ndërkohë që opozita do të protestojë në 16:30.(Lexo ketu)

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike reforma ne drejtesi seanca plenare 26 shkurt 2019 taulant balla reforma ne drejtesi seanca plenare 26 shkurt 2019 taulant balla

Sondazh

Poll