Politike

Mbledhja e papritur e Kuvendit, vjen reagimi zyrtar nga PD: Ilegjitim, Rama ia mbathi në Lushnje

26 Shkurt 2019, 12:24 Nga DOSJA
Mbledhja e papritur e Kuvendit, vjen reagimi zyrtar nga PD: Ilegjitim, Rama ia

TIRANË- Nënkyryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar në një deklaratë zyrtare nga selia e PD,  pas njoftimit se Kuvendi do të mblidhet sot (Lexo këtu).

Sipas Palokës, Kuvendi është ilegjitmit dhe për këtë arsye ata do të organizojnë një protestë sot para kësaj godine.

Siç e kam deklaruar që në mëngjes, seanca që ishte njoftuar për të enjten dhe do të zhvillohet sot është ilegjitime, dhe po mblidhet në ilegalitet. Ky Kuvend nuk përfaqëson më jo vetëm shqiptarët, por dhe ata që kanë votuar për PS. Pas rrethimit me telat me gjemba kanë kaluar në ilegjitimitet të plotë, duan të mblidhen për të shpëtuar kokën e Ramës, politikisht.

Nuk kanë për të arritur askund me këtë strategji që kanë zgjedhur. Në kemi thirrur të gjithë demokratët dhe do të vijojmë protestën tonë. Ku do që të fshihet Rama ne do na ketë pas, mos të bëj kot anti-mitingje në Lushnje“, u shpreh Paloka.

Më tej ai komentoi dhe deklaratën e kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha se  opozita kanë frikë nga drejtësia prandaj ka dorëzuar mandatet.

Këto banilitet e Taos tani, ne që dorëzojmë deputetin kemi frikë, ndërsa këta që rrisin imunitetin nuk kanë frikë. Ne që kemi 6 vite në opozitë duhet të kemi frikë nga drejtëisa. E kuptoni dhe vet që kanë kaluar çdo banalitet.  Ne kërkojmë që t’u kthejmë shqiptarëve kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk mund të marrin më asnjë vendim ata, në emër të shqiptarëve jo, në emër të bandave në emër të krimit mund të marrin”, përfundoi nënkryetari i PD.

Në një njoftim Kuvendi ka bërë më dije se sot zhvillohet seanca e cila ishte planifikaur për në datën 21 shkurt. Kjo seancë u shty me kërkesë të kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, (Lexo këtu) pasi sipas tij protesta e opozitës do të kishte akte dhune.

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka kuvendi ilegjitim protesta e opzites seanca 26 shkurt 2019 edi paloka kuvendi ilegjitim protesta e opzites seanca 26 shkurt 2019

Sondazh

Poll