Politike

Emigrantët shqiptarë në Britani/ Rama opozitës: Flasin keq për vendin në mediat e huaja! Duam respekt aq sa japin

Kryeministri u ndal dhe tek opozita duke i quajtur deklaratat e kryedemokratit Sali Berisha dhe kreut të PL-së Ilir Meta të bëra në mediat britanike si të turpshme. Rama tha se shqiptarët dhe Shqipëria duhen të trajtohen me respekt dhe jo si të dorës së dytë.

16 Nëntor 2022, 17:40 Nga e.k
Emigrantët shqiptarë në Britani/ Rama opozitës: Flasin keq
Edi Rama

BERAT- Kreyeministri Edi Rama u rikthye sërish tek çështja e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe, të cilët janë vënë në vëmendjen e mediave vendase pas deklaratave të Sekretares së Brendashme Suella Braverman por dhe prej numrit të lartë të kërkesave për azil. Kryeministri u ndal dhe tek opozita duke thënë se çështjet e bredshme nuk duhet të na lejojnë që të flasim keq për vendin në mediat e huaja.  Rama tha se shqiptarët dhe Shqipëria duhen të trajtohen me respekt dhe jo si të dorës së dytë.

Edi Rama:Përtej të gjitha gjërave që thuhen këtu. Kur vjen puna për, jo një komunitet shqiptarësh, 140 mijë që janë atje që bëjnë punë të vështira, nderojnë emrin shqiptar, por edhe një shqiptar i vetëm të ishte, ne nuk mund të flasim në dy mënyra. Kemi vetëm një mënyrë për të folur nga çdo pozicion që jemi. S’ka asnjë arsye të brendshme që të flasim me të njëjtën gjuhë si ata që flasin në mediat britanie, me arsye që të merremi me çfarë na ndan këtu. Kudo që flasim për Shqipërinë, duhet të merremi me atë që na bashkon se çfarë jemi shqiptar. Ne duam po atë respekt që japim, nuk pranojmë kurrë që njerëzit tanë të konsiderohemn si njerëz të dorës së dytë, e sidomos pushtues.  Si ka mundësi që është gjëja më e natyrshme kjo që kërkojmë, 140 mijë shqiptarë që janë atje, mezi presin të mos jetë kjo qeveri. Qeveritë shkojnë e vijnë, ndërkohë që emri i Shqipërisë qëndron. E solla këtë shembull sepse faktikisht ne duhet të ndihemi mirë që i kemi dhënë një tjetër fytyrë Shqipërisë, të gjitha zonave.

edi rama edi rama ne berat

Sondazh

Poll