Politike

Një 'konfirmim' i Demos në Berat? Kryeministri flet me superlativa për kryebashkiakun: Ka bërë punë të mirë, tani ju takon juve

Rama tha se ai ka punuar mirë në krye të qytetit duke lënë të kuptohet kështu se ai do të jetë sërish kandidati i të majtës në zgjedhjet vendore të 14 majit. 

16 Nëntor 2022, 16:29 Nga e.k
Një 'konfirmim'  i Demos në Berat? Kryeministri flet me
Edi Rama

BERAT- Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të zhvilluar me qytetarët në Berat ka folur me superlativa sa i përket kreu i të bashkisë së Beratit Ervin Demo. Rama tha se ai ka punuar mirë në krye të qytetit duke lënë të kuptohet kështu se ai do të jetë sërish kandidati i të majtës në zgjedhjet vendore të 14 majit. 

Edi Rama: Për hir të së vërtetës, jo se dua ta them për të marrë këtu ndonjë duartrokitje për Ervinin, por më vjen mirë që i dhamë drejtim më në fund edhe te shkolla ‘Babë Dudë Karbunara’ se ishte realisht e padrejtë që ajo shkollë me traditë dhe me aq shumë nxënës dhe me atë nevojë të mbetej e patrajtuar, kështu që besoj që do të bëhet aty një investim i mirë. Ervini bëri çmos për të marrë fondet nga Qeveria, tani juve bëni çmos që Ervini të bëjë punën siç duhet, është detyra juaj që ta shikoni të bëhet puna siç duhet. Por unë jam i bindur se siç janë bërë dhe falë Ervinit natyrisht shumë punë të mira këtu, do të bëhet edhe shkolla ‘Babë Dudë Karbunara’”, theksoi Rama gjatë fjalës së tij.

Rama u ndal dhe tek lufta në Ukrainë dhe ndikimi i saj në ekonomi. Sipas kreut të qeverisë një nga armët, e cila është dhe kriza energjetike është neutralizuar ndërsa po punohet shumë për zbutjen e inflacionit. Kreu i ekzekutivit nuk la pa 'shënjestruar' dhe Partinë Demokratike për të cilën tha se është një degë e shtembër e e vendit. Sipas Ramës sot gjendemi përballë fakteve tronditëse, të cilat sipas tij vërtetojnë marrjen e parave ruse nga selia blu duke shtuar se janë dhe do të mbeten një pakicë.

Edi Rama: Dy armë të cilave nuk ke se nga ju ikën e që ju u shkojnë në shtëpi të gjithëve në Perëndim të Ukrainës. Arma e parë është goditja e çmimit të energjisë dhe e dyta është inflacioni, dora e padukshme që të kap sa herë që t'i fut dorën në xhep për të paguar, inflacioni i luftës. Kemi neutralizuar armën e parë, faturat e energjisë që vijnë në dyert tuaja s'kanë ndryshuar. Çfarë paguan qeveria përmes buxhetit është 70-80% e faturës. Çdo dyqan në rast se do të kishte një faturë energjie më të lartë do e kthente barrën tejk ata që blejnë, prandaj ne kemi një inflacion lufte më të ultin në rajon. Ne po bëjmë një sforco të jashtëzakonshme për të bërë më të mirën. Jm i bindur që nëse do të arrijmë ta mbajmë këtë mburojë të palëvizur në vijim dop të jetë një mirësi e madhe ekonomike në vijim. Mungesa e njerëzillëkut dhe nxitja e keqkuptimit dhe masmarrëveshjes dhe konfliktit dhe pasqyrimi gjithnjë e më i deformuar nëpër media i realitetit janë sot aq evidente që ta bëjnë të mendohet çdo shqiptar se çdo të thotë sot të jesh shqiptar pa mbyllur sytë përpara asnjë problemi dhe shqetësimi që vendi yt mund të ketë dhe duke ui sjellë kundër interesave të tij. Këtë e bëjnë sde janë në mision. Janë një degë e shtrembur që është në mision që në 1912-ten. Është një mallkim me të cilin duhet të merren shqiptarët vetë. Fatmirësisht janë pakiccë dhe do të jenë pakicë se nuk kanë si të bëhen shumicë, të gjendesh përballë fakteve aq tronditëse sa shpërblimi financiar nga të huyajt jo dashamirës ndaj vendit dhe të besosh dhe të ndjekësh ata që vazhdojnë deri këtë vënë në pikpyrtje se çfarë do të thotë për këta njerëz jam shqiptar. 

edi rama ne berat edi rama ervin demo

Sondazh

Poll