VD/ “Jeni idhulli im, më ke mbajtur në krahë”, Rama batuta me të riun: I bie të kem supërfuqi, s'besoj se të ka ecur për këtë arsye
Nuk mungoi batuta e Ramës, i cili i tha të riut se nëse i ka ecur mbarë është pikërisht për këtë.
16 Nëntor 2022, 16:45Nga e.k
Edi Rama
BERAT- Kryeministri Edi Rama në një takim që po zhvillon me të rinjtë në qytetin e Beratit nuk kurseu batutat me ta. Klajdi Pirja një i ri nga Berati gjatë fjalës së tij i tha kreut të qeverisë se e kishte idhull dhe se kur ka qenë i vogël kryeministri e kishte mbajtur në krah. Nuk mungoi batuta e Ramës, i cili i tha të riut se nëse i ka ecur mbarë është pikërisht për këtë. Më tej kreu i ekzekutivit shtoi se po të ishte kështu i binte që të kishte supërfuqi të cilën ai thotë që nuk e ka.
Pjesë nga biseda:
Klajdi Pirja: Përshëndetje, jam Klajdi Pirja. Doja t’ju falënderoja për mundësinë që na dhatë me takimin tuaj. Ju jeni idhulli im dhe ju ndjek prej kohësh. Madje jam një nga ata djem që kam pasur fatin e mirë që kur kam qenë i vogël, ju zoti Rama më keni marrë në krahë dhe mendoj se kjo është arsyeja që jam i suksesshëm sot këtu ku jam. Jam një djalë që pëlqej marrëdhëniet me publikun, ndjek trajnime të ndryshme dhe faleminderit që keni hapur mundësi për ne të rinjtë, ku ne të kemi mundësi të shpalosim idetë tona
Edi Rama: Tani për t’i kthyer përgjigje djalit që e kam mbajtur në krahë kur ka qenë i vogël. Nëse të ka ecur, të ka ecur se të kam mbajtur unë në krah. Por po të ishte kështu i bie që të kisha superfuqi, por nuk besoj të jetë kështu.