Politike

Porti i Durrësit/ Balluku: Në Greqi Opozita kërkon llogari nga qeveria, i thonë pse e le Alabbar të ikte në Shqipëri

Ajo tha se Shqipëria është një pikë reference dhe se në Greqi, Opozita i ka kërkuar llogari qeverisë se përse ka lejuar t’i ikë nga duart investimi i Alabbar, dke bërë që sipërmarrësi nga Dubai të mos zgjidhtë Portin e Selanikut, por Durrësit.

16 Nëntor 2022, 15:46 Nga F.M
Porti i Durrësit/ Balluku: Në Greqi Opozita kërkon llogari nga
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Insfrastrukturës dhe Energjitikës, njëkokësisht edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ftoi deputetët e Opozitës që të vizitonin Portin e Durrësit për të parë se me çfarë përballen qytetarët çdo ditë, duke nisur që nga qymyri e ndotja e ujit. E pranishme në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, gjatë raportimit të saj, Balluku tha se ai vend do të transformohet për tu kthyer në një qendër hoteleri-turizëm që do të sjellë të ardhura. Ajo tha se Shqipëria është një pikë reference dhe se në Greqi, Opozita i ka kërkuar llogari qeverisë se përse ka lejuar t’i ikë nga duart investimi i Alabbar, dke bërë që sipërmarrësi nga Dubai të mos zgjidhtë Portin e Selanikut, por Durrësit.

Fjala e Belinda Ballukut:

Do ikim të gjithë së bashku në Portin e Durrësit dhe ta vizitojmë, duhet të shkojmë ta shohim me këmbë, unë e kam bërë por duhet të vini dhe ju. Të shihni se çfarë kanë para syve ata qytetarë dhe në mushkëritë e tyre. Është jashtë kapaciteteve dhe nuk përmbush asnjë kusht mjedisor, pavarësisht këtij prjketi, ai port duhet të shkojë në një tjetër lokalcion. Ta lëmë pra projektin dhe hajde flasim për portin. Konsiderohet vlerë që ne të kemi grumbuj hekurishtesh të bulkut? Që kur fryn era shkon tek të gjithë njerëzit? Apo gruri që shkarkohet që merr gjithë pluhurin? Ne po flasim në mënyrë idilike dhe shikoj Luanin, deputetin e Durrësit se me siguri e ka shkelur atë port. Ilirin, më fal. Do kërkoja në fakt, edhe ju, sepse bëni eksport. Duhet ta shkelni edhe sot sepse dërgoni mallra jashtë, mos na thoni që po shkatërrojmë një pronë kombëtare. Vetëm gara për spostimin është shpallur para një viti e një muaji, imagjinoni përpunimin e dokumentacionit…Kjo që thoni, nuk më bën as sens ekonomik. Pse nuk i dhamë një zonë të djerrë? Ne nuk kemi shkretëtira të Saharasë, nuk kemi zona djerra, rasti është që po vjen një investitor që do të upgradojë këtë gjë, vetëm pastrimi i detit që do të ndodhë, ka një vlerë të jashtëzakonshme. Në fundin e detit të Durrësit gjendet gjithçka dhe nuk mund të vazhdonte kjo situatë. Durrësi nuk mund të jetë vendqëndrimi qymyri, vendqëndrimi bulku. Përsa i përket garës, ju e thatë që ka dhe shqiptarë që investojnë. Po, ka. Në Vlorë, në Marinën e Vlorës është bërë një miniprojekt. Edhe atje po spostohet porti, po bëhet i njëjti aktivitet, nuk kam parë nga ana juaj që të ketë reagim për këtë. Po ndodh e njëjta gjë dhe me Durrësin, mund të mos biem dakort për shumë argumentë, mund të mos biem dakort për dividentin, por gara ka qenë e hapur. Ka të bëjë me investimet strategjike, i kemi mbajtur dyert e hapura. Është një garë përmanente, Shqipëria është një pikë reference, këtë na e tha Balla, na tha një fakt që e check-ova dhe ishte e vërtetë. Një nga deputetët e Opozitës në Greqi i kërkonte llogari kryeministrit se përse e la t’i ikte mundësia për investimin e Alabbar në portin e Selanikut. Janë hapur dyert për investitorit, nga energjia tek turizmi dhe kudo. Do ta kthejmë Portin e Durrësit nga një gumbull plehrash në një zonë me marinë jahtesh, hotele me zinxhirë të emrave ndërkombëtarë. Ku t’i vendosim jahtet? Mes anijes me qymyr apo asaj me grurë? Kjo është situata në Portin e Durrësit. Do ketë dy porte, se po bëjmë sikur po e mbyllim fare këtë. Jo, katër milje detare larg po e dërgojmë, në një zonë të dedikuar industrial. Kështu do të zhvillojmë qytetin e Durrësit, ne kemi bërë dëgjesa publike, kemi diskutuar. Kur ngrini procedurat, ju sqarojmë, por kur thoni që qytetarët nuk janë të mbrojtur, për këtë zoti Shehu nuk bie dakort. Sot aty nuk zhvillohet asnjë lloj aktiviteti. Çdo projekt do të ketë përfitime, shumë herë më të mëdha se sa vetë projekti, do të jenë aty edhe pas 20 viteve, kur asnjëri nga ne të mos ekzistojë më.

belinda balluku porti i durresit

Sondazh

Poll