Politike

Aksioni i SPAK për inceneratorët, Kryemadhi: Arrestimi për Subashin u frenua, të goditet në shenjë

Monika Kryemadhi shton se sipas burimeve të saj, SPAK ka kërkuar masë arresti për Armando Subashin.

16 Nëntor 2022, 14:51 Nga A.B
Aksioni i SPAK për inceneratorët, Kryemadhi: Arrestimi për
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar pas aksionit të SPAK për inceneratorët. Përmes një mesazhi, Kryemadhi shkruan se e përshëndet veprimin e sotëm pasi tregon se faktet që ajo ka bërë publike janë të pamohueshme. Ndër të tjera, Kryemadhi shton se sipas burimeve të saj, SPAK ka kërkuar masë arresti për Armando Subashin, mirëpo ky veprim është frenuar. Deputetja shton se SPAK duhet të godasë në shenjë.

MESAZHI I KRYEMADHIT:

Përshëndes veprimet e sotme për inceneratorët. Treguan se faktet që kam bërë publike janë të pamohueshme.

Por, drejtësia nuk duhet të veprojë me regji dhe favorizime klienteliste! Burime të besueshme tregojnë se para pak muajsh SPAK ka kërkuar masë arresti për Armando Subashin dhe është frenuar. I njejti deformim po ndodh për hetimet e inceneratorit të Tiranës, për të shpëtuar Erion Veliajn dhe kokat e vërteta të aferës së inceneratorëve.

SPAK duhet të godasë në shenjë për inceneratorët, mos të drejtohet sipas sulmeve që vijnë nga kongresi i partisë. Po monitorojmë çdo veprim të autoriteteve për inceneratorët dhe do të bëjmë çdo gjë që të korruptuarit e qeverisë të njohin ligjin, ndërsa paratë dhe pronat publike t'i kthehen shqiptarëve.

SPAK ndërmoi ditën e sotme një aksion në lidhje me çështjen e inceneratorëve. 11 ishin urdhër arrestet e lëshuara për inceneratiorin e Fierit. Prej tyre 5 janë ekzekutuar ndërsa gjashtë persona mbeten në kërkim.

monika kryemadhi arrestime per inceneratoret

Sondazh

Poll