Politike

Ori Nebijaj dhe Petrit Doda dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit ne KQZ, zëvendësojnë Dumën e Rrushajn

Orjela Nebijaj dhe Petrit Doda do të jenë deputetët më të rinj të Kuvendit të Shqipërisë. Ata morën mandatin pas dorëheqjes së dy deputetëve demokrat Alfred Rushaj dhe Grida Duma.

16 Nëntor 2022, 15:55 Nga e.k
Ori Nebijaj dhe Petrit Doda dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve

TIRANË- Moderatorja Orjela Nebiaj dhe Petrit Doda kanë dorëzuar ditën e sotme furmularet e vetëdeklarimit pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve duke pranuar zyrtarisht mandatet e deputeteve të lënë nga Grida Duma dhe Alfred Rrushaj. 

"Përshëndetje! Në përgjigje të interesit tuaj, ju informoj se z. Petrit Doda dhe zj. Oriela Nebiaj e dorëzuan formularin e vetëdeklarimit në KQZ. Formularët e vetëdeklarimit do të publikohen sipas procedurave përkatëse në faqen zyrtare të internetit të KQZ", thuhet nw njoftimin e KQZ.

Ori Nebijaj dhe Petrit Doda dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit
Dokumenti

Ditën e djeshme moderatorja Orjela Nebiaj postoi një foto të formularit të vetëdeklarimit të plotësuar në rrjetet sociale ku bënte me dije se kishte pranuar mandatin e deputetes, duke zënë kështu vendin e ish-deputetes Grida Duma në Kuvend. Mbrëmjen e djeshme u krijua një konfuzion në deklaratat mes Nebijajt dhe Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve pasi ky i fundit deklaronte se moderatorja nuk e kishte marrë formularin e vetëdeklarimit pranë institucionit. 

Ori Nebijaj dhe Petrit Doda dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit
Dokumenti

Orjela Nebijaj dhe Petrit Doda do të jenë deputetët më të rinj të Kuvendit të Shqipërisë. Ata morën mandatin pas dorëheqjes së dy deputetëve demokrat Alfred Rushaj dhe Grida Duma. E radhitur e tetëmbëdhjeta në listën e Tiranës Nebijaj do të zërë në Kuvend karrigen e lënë bosh nga ish-deputetja Grida Duma, e cila vendosi të bëhet pjesë e medias. Ndërsa Petrit Doda do të ulet në vendin e lënë bosh nga Alfred Rrushaj.

kqz alfred rrushaj grida duma oriela nebiaj petrit doda

Sondazh

Poll