Politike

Diskutimet për buxhetin në Kuvend, Berisha jep 'porositë' e fundit: Duhet të jemi të përgatitur

Berisha u shpreh se opozita duhet të jetë e përgatitur me amendamentet në mënyrë që të mbrojë fuqishëm interesat e qytetarëve.

16 Nëntor 2022, 13:54 Nga A.B
Diskutimet për buxhetin në Kuvend, Berisha jep
Sali Berisha

TIRANË- Porosia e kryetarit të Partisë Demokratike për anëtarët e partisë, ishte që të jenë të përgatitur për diskutimet për buxhetin. Në mbledhjen e sotme parlamentare të PD-së, Berisha u shpreh se opozita duhet të jetë e përgatitur me amendamentet në mënyrë që të mbrojë fuqishëm interesat e qytetarëve.

'Sigurisht ky është një proces që lidhet me largimin e Edi Ramës si armik i betuar i votës së shqiptarëve.
Në diskutimet për buxhetin, duhet të përgatisim amendamentet, duhet të mbrojmë fuqishëm interesat e qytetarëve, interesat e biznesit, të denoncojmë çdo projektim të buxhetit për oligarkët, të lexohet me vëmendjen më të madhe dhe të kundërshtohet, sepse gjithçka është ndihmë për pushtetin e krimit të Edi Ramës'- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll