Politike

Dënimi i poetes Ahmeti/ PL: Shtet me dy standarte, oligarkët amnistohen për kulla

Sipas Blushit, zelli i drejtësisë për të goditur pa mëshirë intelektualët, por jo oligarkët është modeli qeverisës që ka instaluar Edi Rama.

15 Nëntor 2022, 22:00 Nga F.M
Dënimi i poetes Ahmeti/ PL: Shtet me dy standarte, oligarkët
Ilir Meta, Partia e Lirisë

TIRANË- Partia e Lirisë ka dënuar ndëshkimin e poetes Mimoza Ahmeti për ndërtim pa leje, vendim I marrë nga Gjykata e Tiranës. Në një postim në rrjetet sociale, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan se dënimi i Ahmetit kur klientët e Qeverisë amnistohen për kullat pa leje, tregon se kemi të bëjmë me një shtet me dy standarte. Sipas Blushit, zelli i drejtësisë për të goditur pa mëshirë intelektualët, por jo oligarkët është modeli qeverisës që ka instaluar Edi Rama.

Postimi:

Dënimi i poetes së mirënjohur Mimoza Ahmeti për rindërtimin e shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti, kur klientët e Qeverisë amnistohen për kate, pallate dhe kulla pa leje është krimi i radhës i shëmtuar i shtetit me dy standarde të Edi Ramës. Zelli i drejtësisë së "Rilindjes" për të goditur pa mëshirë intelektualët e më të dobëtit, por jo oligarkët dhe krimin që pastrojnë paratë me monstrat e betonit është në fakt modeli qeverisës shtypës që ka instaluar Edi Rama!  Mesazhi i qindra mijëra shqiptarëve në 12 Nëntor ishte i qartë: Ky shtet që po degradon përditë në një regjim hajdut dhe shtypës do të shembet shumë shpejt përpara vullnetit të qytetarëve të lirë! Triumfi është i sigurtë!

Poetja Mimoza Ahmeti është dënuar me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës për ndërtim të paligjshëm. Pa marrë parasysh faktin që banesa e poetes së mirënjohur ishte dëmtuar nga tërmeti, gjykata urdhëroi që Mimoza Ahmeti të kryejë punë me interes publik për 40 orë. Në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Tiranës, Ahmeti tha se shtëpia që kishte në Petrelë iu dëmtua nga tërmeti dhe se në këto kushte ajo u duhet të ndërtonte një banesë të re. Por pavarësisht provave, fjala e poetes nuk preku askënd.

denohet mimoza ahmeti ervin salianji

Sondazh

Poll