Politike

"Ke marrë fjalën pa leje"/ Plas sherri tek Ligjet, Bardhi-Vëngut: Ti pusho se del jashtë

Bardhi po fliste për ndërtimet, por drejtuesja e Komisionit Klotilda Bushka i tha se e kishte marrë fjalën pa leje. Mes tyre ndërhyri dhe Vengu.

15 Nëntor 2022, 19:48 Nga F.M
"Ke marrë fjalën pa leje"/ Plas sherri tek Ligjet,
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përplasur me drejtuesin e Autoritetit Portual të Durrësit, Pirro Vengu. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, Bardhi po fliste për ndërtimet, por drejtuesja e Komisionit Klotilda Bushka i tha se e kishte marrë fjalën pa leje. Mes tyre ndërhyri dhe Vengu, por Bardhi i kërkoi të pushonte të mos jepte urdhra. 

Pjesë nga replikat:

Gazment Bardhi: Pra leja e ndërtimit do merret pas 20 vjetesh, prandaj taksa do paguhet pas 20 viteve. Ky do ndërtojë në ajër, në këtë moment ne do marrim vetëm të ardhura. Kështu e kuptova unë.

Klotilda Bushka: Fjalën e keni marrë pa leje

Gazment Bardhi: E kam unë radhën e fjalës, ju pse ndërhyni…Sa i takon…Shqetësimi im është që shteti shqiptar ka vendosur të bëjë biznes dhe humb, del i humbur. Ajo që ke sjellë ti me firmën që nuk është e kryeministrit se ai ve e Belindën të firmosë e ka praktikë pune. Ti mbylle gojën se del jashtë ndryshe. Nuk na urdhëron ti këtu.

ligjet 15 nentor 2022 klotilda bushka gazment bardhi

Sondazh

Poll