Politike

Spaho akuza Ramës e Kim: Po ndërhyjnë në Gjykatën e Apelit! Protesta, deputeti: Qeveritë largohen me zgjedhje

I ndalur tek statuti i Partisë Demokratike Spaho akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ambasadoren Yuri Kim se po ndërhyjnë në Gjykatën e Apelit me qëllim që sipas tij të mbajnë peng PD-në. Sipas deputetit të PD nëse kjo ndodh atëherë demokratët do të dinë të përgjigjen.

15 Nëntor 2022, 20:04 Nga e.k
Spaho akuza Ramës e Kim: Po ndërhyjnë në Gjykatën e
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho duke komentuar protestën e opozitës të mbajtur me datë 12 nëntor para Kryeministrisë tha se ajo ishte më e madhja që ka parë vendin. I ndalur tek statuti i Partisë Demokratike Spaho akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ambasadoren Yuri Kim se po ndërhyjnë në Gjykatën e Apelit për të shtyrë gjyqin për statutin e PD me qëllim që sipas tij të mbajnë peng PD-në. Sipas deputetit të PD nëse kjo ndodh atëherë demokratët do të dinë të përgjigjen.

I ftuar në 'Frontline' Spaho tha se nuk mund të bësh krahasimeve mes protestës së 12 nëntorit me ato të organizuara nga ish-kryedemokrati Lulzim Basha pasi sipas tij protestat krahasohen me qëllimin pse thirren dhe jo me foto.

Pjesë nga biseda:

Edmond Spaho: Proteta më e madhe që ka organizuar opozita. Për gjatë tre orëve që zgjati protesta qytetarët nuk u larguan nga sheshi. Opozita është e fortë.

Pyetje: A ishin ata të lodhur për protestë? 

Edmond Spaho: Ne kemi mbështetur protestat që janë zhvilluar gjithëandej, si protesta e pedagogëve. Edi Ramës iu dha një mesazh i qartë, që nuk do të vjedhi më dot zgjedhjet në Shqipëri. Mesazhi i një populli të tërë është më i rëndësishëm se një mesazh nga poduimi i PD. Së dyti i tregoi se nuk i heq dot flamurin dhe simbolin demokratëve. Rama dhe ambasadorët po ndërhyjnë tek Apeli, i ke nga mëngjesi deri në darkë. Ju si gazetarë mud ta shikoni ambasadoren, pse shkon në Gjykatën e Apelit. Nuk kishte bazë ligjore ardhja në apel. I intereson Ramës që të mbajë një konflikt në Partinë Demokratike sidomos në Grupin Parlamentar. Nëse do të luajnë atëherë do të shikojnë reagimin e Partisë Demokratike, se po shkel me këmbë vullnetin e mijërave qqytetarëve që ishin në shesh ditën e shtunë. 

Pyetje: Çfarë ka ndryshe nga protestat e Lulzim Bashës?

Edmond Spaho: Protestat nuk krahasohen me foto por me qëllimin për të cilën u arganizua. Ne nuk kemi thënë që pas protestës Edi Rama nuk do të jetë më kryeministër, këto i thoshte Basha. Nuk ndodh që me një protestë të rrëzohet kryeministri, edhe nëse protesta është e dhunshme. Qeveritë bien me zgjedhje dhe ne do të vijmë në pushtet me zgjidhje. Edi Ram është frikacaku më i madh dhe kur ka parë gjithë ata njerëz në shesh i ka shkuar frika deri në palcë. 

partia demokratike edmond spaho

Sondazh

Poll