Politike

Nënshtetësi me 1 apartament/ Bardhi: E konsultuat me BE? Kokona: E parashikojnë ligjet e vendit

Debat mes Bardhit e Kokonës.

15 Nëntor 2022, 19:45 Nga F.M
Nënshtetësi me 1 apartament/ Bardhi: E konsultuat me BE? Kokona: E
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ngriti shqetësimin se përse një i huaj ka të drejtë të marrë shtetësinë shqptare nëse blen një apartament. Ai pyeti sekretaren Elira Kokona, nëse kjo gjë ishte konsultuar me Bashkimin Evropian, pasi mund të ketë ndikime tek vizat për shqiptarët. Ndërsa, Kokona u shpreh se ky zbatim ka ardhur si pasojë e ligjeve aktuale. 

Pjesë nga replikat:

Gazment Bardhi: Pyetja e fundit ka të bëjë me mundësinë që aa që blejnë apartamente, kanë mundësi të aplikojnë për shtetësi shqiptare. A është konsultuar me Komisionin Europian se mund të sjellë efekte në liberalizimin e vizave?

Elira Kokona: Parashikimi me stimujt me të drejtë i referohet programeve të veçanta në fushën e shtetësisë e rezidencës, programe që edhe mos të ishte ky ligj në fuqi, parashikohen në ligjet e Shqipërisë, ligji për të huajt dhe ai për shtetësinë. Praktika prezente globalisht dhe shtete anëtare të BE. Ajo çfarë i referohet BE në rekomandimet e 2014 ka të bëjë me tipologjinë e kushtet e programeve të veçanta, që nuk janë miratuar me këtë ligj, janë mundësi që i jepen një shteti për të autorizuar nxjerrjen e legjislacionit përkatës. Në rastin e rezidencave të arta, kanë lindur se zbatim i të drejtave kushtetuese për të ushtruar aktivitet tregtar. Nuk mund të hapin një aktivitet e të mos kenë akses. Programe të veçanta hartohen me BE. Nuk është programi që është problematik. Nuk është i ndryshëm nga stimuj që janë miratuar tashmë nga ligjet e vendit. Theksi i komenteve të BE i referohet kritereve specifike të programit të veçantë dhe kontrollit të subjekteve që plotësojnë kushtet për të marrë stimujt.

ligjet 15 nentor 2022 elira kokona gazment bardhi

Sondazh

Poll