Politike

“Pse s’pyetët për parajsat fiskale”/ Alibeaj përplaset tek Ligjet, Kokona: Iu la institucioneve për verifikim

Kokona tha se është dhënë statusi i investimit strategjik për një projekt të dorëzuar. Sipas saj, kjo gjë është dhënë me kushtin e verifikimit nga institucionet shqiptare.

15 Nëntor 2022, 19:19 Nga F.M
“Pse s’pyetët për parajsat fiskale”/ Alibeaj
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Enkelejd Alibeaj, deputeti i Partisë Demokratike ka kërkuar llogari për kompaninë që merr pjesë në investimin e Portit të Durrës, që sipas tij është e regjistruar në ishujt Kajman. I pranishëm në në Komisionin e Ligjeve, Alibeaj tha se kjo kompani është shpallur investitor strategjik. Por, sekretarja Elira Kokona e hodhi poshtë këtë gjë. Kokona tha se është dhënë statusi i investimit strategjik për një projekt të dorëzuar. Sipas saj, kjo gjë është dhënë me kushtin e verifikimit nga institucionet shqiptare.

Pjesë nga replikat:

Enkelejd Alibeaj: Ka një shoqëri të regjistruar në Shqipëri, pronar më rezulton mua një shoqëri në parajsë fiskale, në ishujt Kajman. A pyetët ju se cilët janë këta pronarë? Kjo kompani më 2 dhjetor të vitit 2021, me vendimin 14/6 i ka dhënë statusin investitor strategjik, një shoqërie, pronari i të cilës është në parajsat fiskale. Juve kur ju erdhi dhe ju trokitën në derë, e pyetët se kush jo ore zotëri se nuk na rezulton. Se po jepni statusin e investitorit strategjik, pyetët apo jo?

Elira Kokona: Pyetëm, dhe jo vetëm pyetëm, por në vendimin që citon Alibeaj, por projekti aplikues ka marrë statusin e investitorit strategjik, jo subjekti. Ndërkohë që në pikën 6 nëse s’gaboj, në një nga pikat e këtij vendimi, investitorit nuk iu dha nga Komiteti i Investitorit strategjik, është dhënë statusi i investimit dhe është kushtëzuar në plotësimin e një serie kërkesash. Po ju tregoj dokumentin zyrtar, jepet detyra për institucionet që të bëjnë verifikime. Nuk është status si investitori, por për investimin si projekt është kushtëzuar me verifikime.

ligjet 15 nentor 2022 enkelejd alibeaj elira kokona

Sondazh

Poll