Politike

Porti i Durrësit/ Alibeajt tek Ligjet: Shteti krunde investon rreth 8 herë më shumë se privati, por merr vetëm 1/3 e fitimit

Alibeaj pyeti se përse shtetit merr vetëm 33% të fitimit, kur në fakt kontribuon 630 milionë euro. 

15 Nëntor 2022, 19:41 Nga F.M
Porti i Durrësit/ Alibeajt tek Ligjet: Shteti krunde investon rreth 8
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka ngritur dyshime në lidhje me ndarjen e hitimit në projektin e Portit të Durrësit. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, Alibeaj pyeti se përse shtetit merr vetëm 33% të fitimit, kur në fakt kontribuon 630 milionë euro. 

"Si ka mundësi që ky investitori i madh vjen për të investuar me vetëm 80 milion euro në xhep dhe 80 milion euro kredi, ndërsa shteti shqiptar krunde fare hedh në këtë projekt (taksat që hiqen për infrastrukturën, strehimin social dhe 812 mijë metra katrorë truall) 630 milionë euro?! Ndërsa kur vjen puna të fitimi, privati merr 67 përqind të fitimit, ndërsa shteti 33 përqind?"- tha Alibeaj. 

enkelejd alibeaj ligjet 15 nentor 2022

Sondazh

Poll