Politike

Dënimi i poetes Ahmeti, Salianji: Rama e ka gojën e mbyllur nga oligarkët e ndërtimit

Salianji shkruan se ky vendim tregon edhe njëherë tjetër se të vetmit të paprekshëm në vend janë të ‘fortët’ që ndërtojnë në mes të Tiranës.

15 Nëntor 2022, 21:50 Nga F.M
Dënimi i poetes Ahmeti, Salianji: Rama e ka gojën e mbyllur nga
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar dënimin e poetes Mimoza Ahmeti, Në një postim në Facebook, Salianji shkruan se ky vendim tregon edhe njëherë tjetër se të vetmit të paprekshëm në vend janë të ‘fortët’ që ndërtojnë në mes të Tiranës. Ndërsa kur vjen puna tek personat si Ahmeti apo këngëtari Bojken Lako, ligji funksionon dhe këta dënohen. Salianji shton se goja e kryeministrit Rama mbyllet nga oligarkët e ndërtimit.

Statusi: Regjimi i Ramës është i neveritshëm dhe ka fytyrën e pështirë të drejtuesit! Tipikisht si çdo diktatoruc që pasi ka shkallmuar pavarësinë e çdo institucioni dhe ka vendosur nën thundër gjithçka reagon sikur nuk di gjë! Raportimi nga mediat se sistemi Rama ka dënuar Mimoza Ahmetin për riparime njësoj siç bëri me Bojken Lakon pak kohë më parë fakton dhe njehere brutalitetin e injorancës që Rama e ka ngrit në piedestal. Ramistët nuk njohin asgjë perveç parasë, institucionet e tij dhunojnë këdo që nuk paguan ryshfet! Cilido qe perpiqet te zbatoje ligjin apo të mos perfshihet në paligjshmeri dënohet! Të gjithë gangot e pushtetit ndërtojnë në mes të Tiranës dhe as i prek, as i prish dhe as i dënon askush, janë të paprekshmit e Ramës! Për oligarkët ligji nuk ezkiston, ata bëjnë ligjin! Ka muaj qe KM as pergjigje nuk më kthen dot per oligarkët e ndërtimeve, ja kanë mbyllur gojën! Shkresa 2 muaj ende pa përgjigje!

Mimoza Ahmeti, poetja e dashur për të gjithë, autorja e teksteve në këngë midis tyre edhe “Në mbretërinë e Xhuxhave”, është dënuar me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës për ndërtim të paligjshëm. Pa marrë parasysh faktin që banesa e poetes së mirënjohur ishte dëmtuar nga tërmeti, gjykata urdhëroi që Mimoza Ahmeti të kryejë punë me interes publik për 40 orë. Në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Tiranës, Ahmeti tha se shtëpia që kishte në Petrelë iu dëmtua nga tërmeti dhe se në këto kushte ajo u duhet të ndërtonte një banesë të re. Por pavarësisht provave, fjala e poetes nuk preku askënd.

denohet mimoza ahmeti ervin salianji

Sondazh

Poll