Politike

Porti i Durrësit te Ligjet/ Bardhi: Unë s’ndërtoj pallate, jeni mësuar të jetoni në rezidenca, thuaj atij të pushojë!

Sërish debate mes deputetit të PD-së Gazment Bardhi dhe Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrëst, Pirro Vengu.

15 Nëntor 2022, 19:39 Nga F.M
Porti i Durrësit te Ligjet/ Bardhi: Unë s’ndërtoj pallate,
Gazment Bardhi

TIRANË- Debate në Komisionin e Ligjeve. Pirro Vengu, drejtorit i Autoritetit Portual në Durrës është përplas me deputetin e Partisë Demokratike Gazment Bardhi. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, Vengu po fliste në lidhje me projektit e Portit të Durrësit, në momentin që ndërhyri Bardhi. Deputeti i PD-së shtroi pyetjen për përjashtimin nga taksat të ndërtuesit që shet apartamentet. 

Pjesë nga biseda mes tyre:

Pirro Vengu: Pallate, po flasim për ndërtesa e infrastrukturë. Nuk janë pallate janë ndërtesa shërbimesh, banimi. Koncepti zhvillimor, zhvillimi është zhvillim urban jo banesash sociale. U përmendën detyrime te rehabilitimit, nuk kam parë projekt tjetër në Shqipëri për rehabilitimin e vijës bregdetare. Nuk ka parë investim të tillë. Ju i referoheni rezidencave të mbyllura, nuk do ketë tra tek hyrja. Deti është pronë publike me akses publik. Qytetit i rikthehen mijëra metra hapësirë e gjelbër.

Gazment Bardhi: Pyetja ime kishte të bënte me investitor strategjik ku është edhe shteti brenda. Ky zhvillues do shesë apartamente me 1500 euro. Është përjashtuar nga taksa e ndikimit në mjedis. Një zhvillues tjetër që shet po apartamente. Një nga kolegët më tha që quhen tani rezidenca, nuk quhen pallate. Ju jeni mësuar të jetoni në rezidenca, sepse unë ashtu i njoh. Unë nuk ndërtoj pallate dhe nuk di të ndërtoj pallate. Unë po përpiqem të shpjegoj pyetjen time. Përjashtimet nga taksat për apartamentet që ky investitor do shesë a ndikojnë tek konkurrenca me ndërtues të tjerë, kjo ishte pyetje. Do t’i thuash të pushojë pak ai?

Klotilda Bushka: Sapo i thashë. Kur bëni diskutim merrni fjalën

Gazment Bardhi: Përjashtime nga taksa për apartament që ky investitor do të shesë a ndikojnë tek konkurrenca?

Klotilda Bushka: Dhe ju thanë jo sepse nuk ka investim tjetër si ky as në Durrës dhe as në Shqipëri

Gazment Bardhi: S’kam marrë përgjigje.

Klotilda Bushka: Jua thanë pra

Gazment Bardhi: Po flas për veprimtarinë ekonomike moj zonjë. Dëgjova në përgjigjet tuaja që kontributi i shtetit do jetë i shtrirë ne 20 vjet. Kush është ky kontribut? Ju vendosni në dispozicionin pronën publike.  Pra leja e ndërtimit do merret pas 20 vjetesh, prandaj taksa do paguhet pas 20 viteve. Ky do ndërtojë në ajër, në këtë moment ne do marrim vetëm të ardhura. Kështu e kuptova unë.

ligjet 15 nentor 2022 gazment bardhi

Sondazh

Poll