Dënimi i poetes Ahmeti, Rama u kthehet sulmeve ndaj Prokurorisë: Dosjet për pastrim të miliona USD flenë ende!
Ndërsa, dosjet për miliona dollarë evazion fiskal dhe për pastrim parash, flenë ende dhe për to nuk ka asnjë vendim nga Prokuroria.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të marrë nga Prokuroria e Tiranës për dënimin e poetes Mimoza Ahmeti. Në një postim në rrjetet sociale, Rama e ka 'përdorur' këtë vendim për të vijuar me sulmet e thirrjet ndaj Prokurorisë së Tiranës teksa shkruan se vendime të tilla, si dënimi i poetes Ahmeti apo edhe i këngëtarit Bojken Lako merren me zell. Ndërsa, sipas kreut të qeverisë, dosjet për miliona dollarë evazion fiskal dhe për pastrim parash, flenë ende dhe për to nuk ka asnjë vendim nga Prokuroria.
"Pas një këngëtari ja edhe një poete, që dënohet me zell nga pikërisht Prokuroria e Tiranës, ku dosjet e denoncimeve nga organet shtetërore për ndërtime të paligjshme për qëllim fitimi apo për evazion fiskal me miliona USD dhe për pastrim të miliona USD, flenë të patrazuara!"- shkruan Rama.
Pas një këngëtari ja edhe një poete, që dënohet me zell nga pikërisht Prokuroria e Tiranës, ku dosjet e denoncimeve nga organet shtetërore për ndërtime të paligjshme për qëllim fitimi apo për evazion fiskal me miliona USD dhe për pastrim të miliona USD, flenë të patrazuara! pic.twitter.com/NykfZEOOUt
— Edi Rama (@ediramaal) November 15, 2022
Ky reagim i kryeministrit vjen pas dënimit të poetes, por në vijim të sulmit ndaj Prokurorisë së Tiranës. Pak ditë më parë, kreu i qeverisë tha nga Kuvendi se Prokuroria e Tiranës se ka rritur pazarin duke marrë ryshfet dhe duke penguar punën e autoriteteve për të konfiskuar ndërtimet pa leje. Prokurorinë e Tiranës, Rama e ka konsideruar një institucion me të cilin "qeverisë i ka ngecur sharra në gozhdë" dhe një 'zullum i madh'.
Thirrjet e Ramës kundrejt Prokurorisë kanë ardhur në formën e një 'kërkese për ndihmë' në lidhje me ata që e akuzojnë për shpenzimet miliarda euroshe me fluturimet me charter. Në një postim në rrjetet sociale, të bërë disa ditë më parë, kreu i qeverisë, pa përmendur emra, por që u referohet mediave e Opozitës, kërkoi që Prokuroria të marrë nën hetim dosje të tëra të grumbulluara pas denoncimeve për pastrim parash dhe evasion fiskal. Në këtë mënyrë, kryesocialisti i ‘tërheq vëmendjen’ Prokurorisë së Tiranës dhe i kërkon të merret me ata që akuzojnë kryeministrin dhe jo me skandalin e udhëtimeve që u publikua nga hakerat iranianë.
Sondazh
"Ke marrë fjalën pa leje"/ Plas sherri tek Ligjet, Bardhi-Vëngut: Ti pusho se del jashtë
Komisioni i Ligjeve TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përplasur me drejtuesin e Autoritetit Portual t&eu...
Nënshtetësi me 1 apartament/ Bardhi: E konsultuat me BE? Kokona: E parashikojnë ligjet e vendit
Komisioni i Ligjeve TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ngriti shqetësimin se përse një i huaj ka të drejt&...
Porti i Durrësit/ Alibeajt tek Ligjet: Shteti krunde investon rreth 8 herë më shumë se privati, por merr vetëm 1/3 e fitimit
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka ngritur dyshime në lidhje me ndarjen e hitimit në projektin...
Porti i Durrësit te Ligjet/ Bardhi: Unë s’ndërtoj pallate, jeni mësuar të jetoni në rezidenca, thuaj atij të pushojë!
Gazment Bardhi TIRANË- Debate në Komisionin e Ligjeve. Pirro Vengu, drejtorit i Autoritetit Portual në Durrës është përp...
“Pse s’pyetët për parajsat fiskale”/ Alibeaj përplaset tek Ligjet, Kokona: Iu la institucioneve për verifikim
Komisioni i Ligjeve TIRANË- Enkelejd Alibeaj, deputeti i Partisë Demokratike ka kërkuar llogari për kompaninë që merr pjes&eu...
Porti i Durrësit/ Shehaj akuza Ramës: Është biznes familjar! Po i fal mbi 300 milionë euro taksa një individi (DOKUMENTI)
Porti i Durrësit TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka akuzuar sërish ditën e sotme kryeministrin Edi Rama në...
Porti i Durrësit sjell debate tek Ligjet/ Alibeaj: Pse s’ka garë. Kokona: Ka, por është e hapur. Kadia: Askush s’ka investuar më shumë se kaq
Komisioni i Ligjeve TIRANË- Debate dhe replika në Komisionin e Ligjeve. Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka kërkuar q&eu...
Pranoi zyrtarisht mandatin, Nebijaj: Do jetë privilegj për mua, nesër dorëzohet formulari
Ori Nebiaj TIRANË- Oriela Nebijaj pasi ka pranuar zyrtarisht mandatin e deputetes ka bërë dhe reagimin e saj të parë. Me an&e...
Porti i Durrësit, Meta: Rama është organizatori dhe përfituesi i asaj mega afere
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka quajtur kryeministrin Edi Rama si organizatorin dhe përfituesin e gr...
Rama takohet me presidenzin azer: Diskutuam për projektet në fushën e energjisë
Ilham Aliyev dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliye...
